Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi Dh. V., 55, vjeç banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar për vdekje, nga një mjet. Sipas policisë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u identifikuar.
Përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.