Nuk ka lajme të mira nga Burak Özcivit. Aktori i famshëm turk është aksidentuar dhe ka marrë disa plagë të lehta gjatë xhirimeve të serialit të ri.
Mësohet se për shkak të kësaj ai do të bëjë disa muaj pushime për tu rehabilituar.
“Mos u mërzisni, unë jam mirë. Shumë shpejt do t’i kthehem xhirimeve. Për mesazhet jam shumë falënderues. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar aktori në imazhin e publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Burak Ozçivit është dërguar me urgjencë në spital, ku u konstatua se ka këputur ligamentet e këmbës së majtë./Opinion.al