Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, njësoj si kryeministri ka shprehur revoltën kundrejt gazetarëve. Teksa ata qendronin përpara shtëpisë së tij, ish-ministri u ka kërkuar të largohen me pretekstin se po i shqetësonin familjen.
“Pse rrini këtu akoma? Nuk ka asgjë për të folur”, u tha Tahiri gazetarëve.
Ai është drejtuar për në banesë menjëherë pas fjalës së tij të shkurtër në Parlament, ku sot ai pret kontrollin e imtësishëm të shtëpisë.