Ish-kryeministri Sali Berisha, sonte, në emisionin “Studio e Hapur”, ka folur për makinën e Saimir Tahirit, shitur vëllezërve Habilaj.
Për ish-kryeministrin Berisha, Tahiri u ka shitur targën e makinës, por jo makinën.
“Ai u kishte shitur targën dhe jo makinën Habilajve. Ai kishte vendosur postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë dhe skafi. Ai gënjen sepse ai ka shitur një skaf tek Habilajt. Të gjitha mjete e transportit ai i shiste tek Habilajt, si ka mundësi?
Në këtë mision Saimir Tahiri, kishte si detyrë që të mos u prisheshin plantacionet Habilajve.
Pse nuk u arrestua Balili? Balili ishte i fuqishëm, por Habilajt ishin më të fuqishëm se Balili” tha Berisha.