Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaron se në regjimin e TVSH-së do të përfshihen bizneset që kanë xhiro 2 milion lekë (20 milionë leke te vjetra në vit). Këtë deklaratë Ahmetaj e bëri gjatë takimit me Dhomën Amerikane të Tregtisë, në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për paketën e re fiskale.
Kështu Qeveria është tërhequr nga vendimi i mëparshëm për të vendosur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga niveli zero i qarkullimit vjetor të biznevese. Kjo pasi pati një valë të madhe akuzash nga opozita dhe shoqatat e biznesit se do të falimentonin të gjitha bizneset e vogla me vendosjen e TVSH-së.