Një foshnje vetëm 4 muajshe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas burimeve prindërit me foshnjën e sëmurë janë paraqitur fillimisht në ambulancën e Ksamilit për ndihmën e parë.
Më pas i ati Haxhi Sherifi e ka nisur për Sarandë, por ka ndërruar jetë përgjatë rrugës Ksamil-Sarandë. Paraprakisht thuhet se kishte lindur me probleme kardiake, por gjithsesi në spital ka mbërritur policia dhe pritet që ngjarja të hetohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe zbatimin e protokollit nga ana e mjekëve.