Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Rama, i cili shkarkoi Tahiin nga të gjitha funksionet e Partisë Socialiste por nuk pranoi arrestimin e tij, ka reaguar Petrit Vasili. Në në status të tijin në Facebook, ai ka akuzuar Ramën si shërbëtor të krimit. Kjo pas vendimit që ai mori sot, ku sipas Vasilit po pengon drejtësinë.
Statusi i plotë:
Kryeministri i dorezuar totalisht tek krimi.
Kryeministri njesh me krimin.
Dite shume e keqe per vendin.
Kryeministri i dorezuar, peng dhe sherbetor i trafikanteve dhe krimineleve sot e pranoi publikisht perpara gjithe shqiptareve kete.
Reforma ne drejtesi e ketij te inkriminuari ne krye te qeverise sot ka rene.
Kryeministri donte reforme ne drejtesi qe te mbronte trafikantet dhe kriminelet qe i mbeshteste dhe i perdorte dhe nje drejtesi tjeter qe godet pa meshire njerezit e zakonshem, te pambrojturit dhe te varferit.