Vetëm dy ditë më parë deputeti socialist Taulant Balla është bërë baba i një vajze.
Melani, kështu kanë vendosur ta pagëzojnë prindërit, është fëmija i dytë i Ballës dhe vjen në jetë 8 vjet pas vëllait të saj Robin.
Opinion.al ka arritur të sigurojë një foto, ku Robin shihet pranë motrës së vogël pak orë pasi ajo ka ardhur në jetë.
Përmes fotos, ndonëse nuk arrijmë të shohim fytyrën e djalit vihet re delikatesa dhe kujdesi me të cilin ai i ka afruar duart drejt së motrës.
Një çast paqeje dhe afeksioni që me siguri e bën të lumtur deputetin Balla dhe bashkëshorten e tij sharmante, Iris.