Nëse ju po veproni si më poshtë, atëherë jeni një person i cili krijon menjëherë antipati te personat që e rrethojnë. Lexojini në mënyrë që t’i ndryshoni ose më mirë akoma të mos i ripërsërisni.
1 – Hidhni shumë foto në rrjetet sociale – Nëse miqtë tuaj virtualë ju shohin gjithmonë sapo hapin Instagram ose Facebook, gjasat janë që ju i jeni kthyer në bezdisje. Eleminoni hedhjen e fotove çdo ditë me të paktën 1 herë në javë ose edhe më pak.
2 – Dërgoni shumë e-maile – Në ditët e sotme, e-mail konsiderohet më tepër si formal. Nëse ju e preferoni dërgimin e e-maileve, edhe për të biseduar, dijeni se kjo nuk ju bën aspak një person të pëlqyeshëm.
3 – Të mburreni, sidomos në intervista pune – I keni parasysh ata njerëz të cilët të intervista pune thonë gjithmonë, “Unë punoj shumë fort”, “Unë interesohem për gjithçka”? Këta janë njerëzit të cilët nuk e marrin asnjëherë intervistën.
4 – Fshehja e emocioneve – Njerëzit misterioz, nuk janë më në modë madje janë persona shumë pak të besueshëm. Nëse ju hiqeni si një robot, mos prisni të jeni i preferuari i të gjithëve.
5 – Nuk qeshni asnjëherë – Të mos qeshurit ju bën të dukeni si një person negativ. Madje edhe në fotot që postoni në rrjetet sociale, sipas studimeve pavarësisht pozës, njerëzit pëlqejnë më tepër ato foto ku jeni duke qeshur./Opinion.al