Kryeministri Edi Rama, pak minuta më parë, deklaroi se asnjë punonjës policie me pasuri të pajustifikuar nuk do të shpëtojë.
Rama tha se kjo është bërë e qartë që në muajin korrik, jo më për të shkuar pas parcelave, por pas pasurive të tyre.
Sipas tij, vettingu në polici është për të ndarë të njomin me të thatin, shapin nga sheqeri, si dhe ata që ndalin krimin nga ata që i shkelin syrin pas shpine shokut kriminel.
Kryeministri tregoi se në Shqipëri, pritet të vijë një kompani hetimesh, që drejtohet nga ish-agjentë të FBI-së.
Rama: E kemi bërë të qartë që në muajin korrik jo më për të shkuar pas parcelave, por pas pasurive të tyre. Nuk do të shpëtojë njeri, as edhe asnjë punonjës policie që ka punuar gjithë jetën në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshme.
Vettingu në Polici është për të ndarë të njohim me të thatin, shapin dhe sheqerin, ata për të ndalur krimin dhe ata që i shkelin syrin mbas shpinës së shokut kriminelëve. Po diskutojmë me një kompani hetimesh që drejtohet nga ish-agjentë të FBI-së.