Një shqiptar, 39-vjeç, është vrarë dje në darkë me armë zjarri në Torino, Itali.
Policia italiane ka lajmëruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të natës së shkuar, në një zonë afër qendrës së qytetit.
Mediat italiane si “Tg.com24”, shkruajnë se 39 vjeçari mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak momente më vonë.
Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe po heton për të identifikuar se kush e ka qëlluar dhe për arsye është vrarë shqiptari.
Dyshohet paraprakisht se ndaj tij kanë qëlluar dy burra. Dyshohet se arma e qëlluar është e kalibrit 45.
Paraprakisht, hetuesit kanë ngritur hipotezën se shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh midis grupeve shqiptare.