Deputeti Saimir Tahiri ka refuzuar të flasë për mediat mënjëherë pasi Komisioni i Mandatit doli me dy qëndrime. I kontaktuar live nga Fax News, Tahiri nuk ka dëshirë të shprehë asnjë mendim për vendimin e Këshillit për të dale me dy raporte. Ndërkohë që pritet që tashmë vendimin ta marrë parlamenti me votim të fshehtë nëse do ti hiqet mandati ose jo.