Gazetarë të mediave të ndryshme kanë reaguar sot në rrjetet sociale, pas fyerjes që disa gra mbështetëse të Saimir Tahirit i kanë bërë përpara kamerave, një gazetareje që ishte duke intervistuar deputetin. Opinion. al ka shkeputur disa prej tyre.
Valmora, Gogo nga Shuplaka, Armir Shkurti, Erald Kapri, Egla Bardhi e gazetës “Shendeti” dhe Gjergj Erebara nga “Birn”, kanë mbajtur qëndrimet e tyre lidhur me këtë ngjarje.
FYERJA
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur mesditën e sotme, në momentin që gazetarët janë afruar të intervistojnë Saimir Tahirin që sapo kishte dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në kulmin e ekzaltimit dhe histerisë që kishte prekur mbështetësit e ish-ministrit, një grup grash të moshuara, ka guxuar të drejtojë fjalë fyese ndaj njërës prej gazetareve që i ka drejtuar pyetje Tahirit.
Sikurse është dëgjuar qartë në videon e shpërndarë shumë shpejt në rrjetet sociale, zonjave që në fakt nuk e meritojnë këtë fjalë, nuk u ka pëlqyer pyetja që gazetarja profesioniste i ka drejtuar Tahirit.
Gjatë kohës që deputeti jepte intervistën zonjat në fjalë kanë shpalosur fjalorin aspak normal për një grua e ca më pak drejtuar një gazetareje.
Këto zonja që vrapojnë nëpër fushata e mitingje elektorale duke brohoritur, për fat të keq ende nuk e kanë kuptuar se kujt duhet t’i kërkojnë llogari për gjithë “fatkeqësitë” që u kanë rënë në jetë.
Dhe për sa kohë të jetë kështu, fatkeqësitë do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së tyre. /Opinion.al