Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush i solli ‘buzëqeshjen’ Saimir Tahirit?

2017/10/20 at 1:21 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbledhja e komisionit, prokuroria e pranishme ne mbledhje, çfarë do të vendoset për fatin e Tahirit? 

Edi Rama ka zgjedhur njeriun që përflitet se po lufton më fort Saimir Tahirin brenda PS, për të dhënë sinjalin e parë se nuk ka aspak ndërmend t’a lëshojë lehtë ish-ministrin e “Policisë që duam”. Me sa duket, Rama, dha sinjalin e parë të kthimit të ‘buzëqeshjes‘ së ish-ministrit Tahiri. Krejt ndryshe nga sa ai u paraqit mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion në TV Klan, ku dukej në një gjendje të rënduar psikologjike.


Një orë para se të mblidhet Komisioni Parlamentar i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, ministri pasues i Tahirit, z.Xhafaj, deklaroi se nuk shikonte prova fajësie për Saimir Tahirin.

Më pas ai ka sulmuar prokurorët që kanë hetuar dhe nënshkruar kërkesën për arrestimin e Tahirit. “Po vetëpërdoren politikisht”,-ka deklaruar ministri aktual i Brendshëm.

Pas kësaj, është përgjigjur menjëherë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai ka thënë me ‘keqardhje’ se zoti Xhjafaj ka kryetar komisionin e Vettingut dhe megjithatë nuk di procedurat e reja ligjore të ndryshuara sipas reformës. “Situata e tensionuar, krimi në gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnjën, Elbasanin”- ka thënë Llalla. Detyra jonë është që të vihen para përgjegjësisë autorët” ka thënë.

Qëndrimi i zotit Xhafaj është një sinjal i rëndë se Socialistët do të vazhdojnë ta mbrojnë Saimir Tahirit edhe para krimit të kryer. Xhafaj është ministër socialist që ka manifestuar largësi e indiferencë me Tahirin, gjë që e ka pranuar edhe vetë ministri që po arrestohet.

Por me sa duket Qeveria Socialiste ka lëshuar një direktivë për mbrojtjen e Tahirit.

Një fakt i tillë, u vu re mjaft mirë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, mbledhur paradite, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Vetë ish-ministri i Brendshëm është i pranishëm në këtë mbledhje dhe duket mjaft i qetë, madje ndryshe nga sa u paraqit dje në emisionin “Opinion”, ku dukej në një gjendje të rëndë psikologjike, sot, shfaqet krejt ndryshe dhe mjaft i sigurtë. Do jetë avokati i tij Artan Hadaraj që do të flasë për të.

Ndërsa organi i akuzës është përfaqësuar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Hajdarmataj. Prokurori kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Këshilli dhe mbledhja vijoi me dyer të hapura.

Teksa Hajdarmataj argumentoi kërkesën e tij se bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të deputetit, teksa një pjesë të dokumenteve nuk pranoi t’i bëjë publike për median.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, tha Hajdarmataj.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi i ka kërkuar prokurorit Hajdarmataj, të paraqesë provat konkrete që implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, prokurori nuk ka lëshuar një provë konkrete, duke preferuar të “rrëshkasë”.

Vasilika Hysi: Çfarë kërkoni të gjeni në banesë?

Prokurori Hajdarmataj:  Profesionalisht nuk mund t’i përgjigjesha kësaj pyetje.

Prokurori Hajdarmataj: Kemi punonjës policie në përgjim që nuk mund ti themi këtu.

Hysi: Jo, nuk më interesojnë policët, për zotin Tahiri ku i keni provat.

Prokurori Hajdarmataj: Provat që mund të diskutohen janë ato që parashtruam më sipër, të tjerat nuk i themi dot këtu.

 

 

 

Etiketa: buzeqeshjaramatahirixhafaj


Ju sugjerojmë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

15 Shtator, 2025 11:10 pm
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
-U tha në Opinion

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

15 Shtator, 2025 11:02 pm
Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
-U tha në Opinion

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

15 Shtator, 2025 10:39 pm
Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Para
Opinion/ A ndiheni i tradhtuar? Ja si përgjigjet Saimir Tahiri

Përse socialistët vendosën ta mbrojnë Saimir Tahirin, çfarë ndodhi mbrëmë pas mesnate?

Mbledhja e komisionit, prokuroria e pranishme ne mbledhje, çfarë do të vendoset për fatin e Tahirit? 

Tahiri i ashpër kundër prokurorëve: Unë nuk jam "Ti", jam "JU"

Mbledhja e komisionit, prokuroria e pranishme ne mbledhje, çfarë do të vendoset për fatin e Tahirit? 

Nga Këshilli i Mandateve/ Saimir Tahiri merr në pyetje Prokurorinë
















TE FUNDIT

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, deputetja e PDK: Është degradim i drejtësisë
15 Shtator, 2025

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, thotë se nuk gjyqi që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK nuk është drejtësi. Në...

Lexo më shumë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, gazetarja: Po rrëzohen themelet e ngritjes së shtetit
15 Shtator, 2025

Gazetarja Esmeralda Mulaj ka folur në emisionin “Opinion” për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë. Mulaj theksoi se dëshmitë...

Lexo më shumë

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?

Kush është ish-komandanti që mund të ndikojë në hetimin ndaj ish-krerëve të UÇK?
15 Shtator, 2025

Gazetarja Denada Kolaj ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, në gjyqin që...

Lexo më shumë

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
15 Shtator, 2025

Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s. Sipas sondazhit më të fundit të NATO...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com