Diskutimet në Komisionin e Mandateve vijojnë në kryesinë e Kuvendit. Pas parashtrimit të ccështjes nga ana e prokurorisë, deputetët janë duke pyetur mbi detaje që lidhen me ccështjen edhe mënyrën e sigurimit të provave.
Diskutimet në komision për Tahirin:
Pyetje Ulsi Manja:
Ju thatë që jeni në bashkëpunim me autoritet e huaja. Në çfarë forme proceduriale keni bashkëpunuar me autoritetet italiane? Keni marr për referencë një material të bërë publik në gazetë në datën 17.10.2017, apo keni materiale të ardhura në funskion të këtij procedimi? Këtu po flasim për deputetin tahiri dhe jopër sa procedime keni patur ju? Keni administruar apo i jeni referuar gazetës? Janë fiks 48 orë nga momenti që keni regjistruar procedimin?
Prokurori:
Kur flasim për një shkëmbim informacioni i referohemi gjithmonë dispoziotave të kodit të procedurës penale. I jemi drejtuar autoriteteve italiane që në datën 18.10 dhe kemi në dispozicion edhe një pjesë të materialeve. Nga autoritetet italiane po përgatitet edhe pjesa tjetër e materialet për shkak të volumit. Gjithë materiali ka ardhur në rrugë zyrtare. Ne e kemi një material në atë fazë që na është sjellë, duke pritur edhe materialet e tjera.
Pyetje Ulsi Manja:
Keni vetem materialin e gazetes?
Prokurori:
Kemi një material që na ardhur në gjuhën italiane në rrugë zyrtare nga prokuroria e Përgjithshme. Kemi përkthyer pjesën vetëm ku përmendet Tahiri, por aty ka edhe emra të tjerë që përmenden.