Anëtarët e PD-së në Këshillin e Mandateve janë paraqitur në Kryesinë e Kuvendit duke kërkuar mbledhjen urgjente. Në një deklaratë për media, anëtari i Këshillit nga grupi i PD-së, Eduart Halimi ka kërkuar që të shqyrtohet kërkesa e e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.
Pritet që Gramoz Ruçi në cilësinë e kryetarit të thërrasë mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren në orën 19:00.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.