Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka dalë në deklarate pas kerkeses se prokurorise per arrestimin e Tahirit.
Vasili tha se shkarkimet në Policinë e Elbasanit janë të vonuara dhe se duhet të ishin bërë dy muaj më parë. “Shqiptarët janë pa polici me Haki Çakon në krye të Policisë së Shtetit”, u shpreh ai.
“Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi shoqëria është sot më e kërcënuar se kurrë, pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen”, tha më tej.