Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga në Vlorë/ Policia e Shtetit në deklaratë: U kapën afro 4 ton kanabis dhe 1 gomone e Habilajve

2017/10/19 at 12:38 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga në Vlorë/ Policia e Shtetit në deklaratë: U kapën afro 4 ton kanabis dhe 1 gomone e Habilajve

Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi në një konference për mediat deklaroi se Policia e Shtetit ka qenë e angazhuar për kapjen e grupin kriminal të Habiljave. Sipas tij gjatë operacionit në Babicë të Vlorës janë sekuestruar afro 4 ton drogë (kanabis sativa) dhe 1 mjet lundrues (gomone) në pronësi të Habiljave. Dy persona janë shoqëruar në polici dhe po punohet për dokumentimine provave u shpreh Jaupi. Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.

Deklarata e plotë

Në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë lëndë narkotike drejt shteteve europiane, kryesisht Italisë, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë finalizuar një mega-operacion të nisur pas një hetimi të mirfilltë me metoda speciale.

Referimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datë 30 prill 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve që kishin siguruar për aktivitetin në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Ditën e djeshme në fshatin Babicë është organizuar ndërhyrja në terren në bashkëpunim mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Drejtorisë Vendore Vlorë, nën drejtimin e një Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, me rreth 50 forca speciale ‘Delta’ dhe forca nga policia lokale.

Në një banesë në këtë fshat është konstatuar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi rezultoi 3 978 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve, Policia ka arrestuar si posedues të drogës shtetasin Armando Koçerri, 31 vjeç, banues në Babicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku.
Ndërkohë po vijojnë veprimet për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë për personat e implikuar.

Në ambientet e Policisë Vlorë janë shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë, si edhe po vazhdojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj dosje kriminale.

Hetimet po vijojnë intensivisht ne bashkepunim me organin e akuzes dhe partneret ne nivelin e nje operacioni nderkombetar per dokumentimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale dhe kryerjen e veprimeve te percaktuara qartesisht ne ligj.

Policia e Shtetit është e angazhuar për goditjen e çdo aktiviteti antiligjor me fokus të veçantë atë në fushën e narkotikeve dhe të pasurive kriminale që burojnë nga ky aktivitet.

Duke përfituar nga ky komunikim me publikun, gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër.

Etiketa: 4 tonbabicedroga e habiljavepoliciavlore

Ju sugjerojmë

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus
Bota

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus

7 Janar, 2026 3:55 pm
Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete
Rajoni

Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete

7 Janar, 2026 3:26 pm
Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura
Aktualitet

Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura

7 Janar, 2026 3:11 pm
Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë
Aktualitet

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

7 Janar, 2026 2:49 pm
Ishin nisur drejt Rinasit, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi
Aktualitet

Ishin nisur drejt Rinasit, 350 pasagjerë bllokohen në Brindisi

7 Janar, 2026 2:47 pm
Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë
Politikë

Rama takon dhëndrin e Trump në Paris gjatë takimit me liderët europianë

7 Janar, 2026 2:43 pm
Moti i keq prek edhe fluturimet në aeroportin e Rinasit
Aktualitet

Moti i keq prek edhe fluturimet në aeroportin e Rinasit

7 Janar, 2026 2:36 pm
Video bën xhiron e rrjetit, Donald Trump tallet me sportistët transgjinorë!
Bota

Video bën xhiron e rrjetit, Donald Trump tallet me sportistët transgjinorë!

7 Janar, 2026 2:35 pm
Spiun i Moskës për vite me radhë! Tradhtari famëkeq i CIA-s vdes në burg
Bota

Spiun i Moskës për vite me radhë! Tradhtari famëkeq i CIA-s vdes në burg

7 Janar, 2026 2:30 pm
Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja
Kryesore

Rama-qytetarëve: Po i hodhët shishet anës rrugëve, përmbytet dynjaja

7 Janar, 2026 2:23 pm
Para
E fundit/ Ikin katër ministra, Rama përfundon mbledhjen me koordinatorët

Zbulohet takimi/ Rama-Tahiri 2 orë bisedë me tone të ashpra

Pamje të rënda/Berisha publikon fotot e gazetarit që u masakrua dje: Ja liria e shtypit në shtetin e Noriegës

Pamje të rënda/Berisha publikon fotot e gazetarit që u masakrua dje: Ja liria e shtypit në shtetin e Noriegës

Rama: Ministrat do dalin në terren. Do ndajmë çdo projekt me grupet e interesit

Rama përshëndet shkarkimet e Çakos, i përvishet keq Opozitës: Të turpshme përpjekjet e tyre për baltosje

TE FUNDIT

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus

SHBA sekuestron anijen cisternë me flamur rus
7 Janar, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka sekuestruar sot një cisterne nafte me flamur rus në ujërat e Atlantikut të Veriut. Sipas US...

Lexo më shumë

Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete

Kosovë/ Reshjet shkaktojnë dëme në disa qytete
7 Janar, 2026

Në Kosovë është pezulluar mësimi në të gjithë shkollat e vendit. Shkak janë bërë përmbytjet në disa prej qyteteve kryesore....

Lexo më shumë

Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura

Moti i keq në Durrës/Situata më problematike në ish-Kënetë, 953 banesa të përmbytura
7 Janar, 2026

Në të gjithë Rrethin e Durrësit janë evidentuar 953 banesa të cilat kanë prani uji brenda dhe nëpër oborret e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë

Reshjet e shiut në vend, bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë
7 Janar, 2026

Qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Hormovë është paralizuar prej disa orësh. Radha e mjeteve në pritje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com