Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamjet shokuese/ Fortunë në Policinë e Elbasanit: Shkarkohet drejtori dhe 10 të tjerë

2017/10/19 at 10:39 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mblidhet Task Forcë për kanabisin, Çako: Do të procedohen policë dhe punonjës administrate

Ngjarja e Elbasanit kur makina e zv/drejtorit Gjergj Oshafi u godit nga disa banditë ka shkaktuar fortunë në Policinë e Shtetit. Pamjet ekskluzive u transmetuan nga emisioni ‘Opinion’ dhe shokuan opinionin publik, pasi policia nuk veproi për të ndaluar autorët e sulmit ndaj saj. 

Sot Drejtori Haki Çako njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Elbasanit Arben Dashi dhe zv/drejtorit Gjergji Oshafi. Po kështu janë shkarkuar edhe drejtues dhe efektivë të tjerë. Në drejtimin e Policisë së Elbasanit është vendosur Altin Qato. 

Deklarata e plotë e drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako

Rreth një muaj më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.  Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë, u përballën me disa individë të dyshuar.Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra.

Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte.

Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse.

Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese.

Policia e Shtetit është në shërbim dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe misioni ynë është të transmetojmë siguri tek publiku.

Fatkeqësisht, ngjarja e Elbasanit, ishte një cënim për imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit.

 Në orët e para, fokusi ynë kryesor ishte stabilizimi i situatës. Por sigurisht, nuk mund të mos kryhej edhe një analizë e hollësishme e ngjarjes së ndodhur.

 Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017.

 Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur.

Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit.

Sigurisht kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete.

Pikërisht prandaj, në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, si më poshtë:

  1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.
  2. Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.
  3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.
  4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça
  5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.
  6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.
  7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.
  8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.
  9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.
  10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato,  i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit,  të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë.
 
Etiketa: celajelbasanincidentipoliciaSHKARKIM

Ju sugjerojmë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
Para
Paralajmërimi i britanikëve për kanabizimin e vendit një vit më parë: Qeveritarët peng të trafikantëve të drogës

Paralajmërimi i britanikëve për kanabizimin e vendit një vit më parë: Qeveritarët peng të trafikantëve të drogës

Sara Hoxha publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Lorit, urimi që i bën do ju lërë pa fjalë

Sara Hoxha publikon foton e rrallë për ditëlindjen e Lorit, urimi që i bën do ju lërë pa fjalë

Milionerja bën “masakër”, përplas për vdekje 6 persona

Milionerja bën “masakër”, përplas për vdekje 6 persona

TE FUNDIT

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com