Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e fortë e deputetit të PD/ Rama rrezik kombëtar, duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare

2017/10/18 at 6:04 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e fortë e deputetit të PD/ Rama rrezik kombëtar, duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të mbahet në survejim nga shërbimet e inteligjencës, pasi rrezikon sigurinë kombëtare.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përmes një shënimi në Facebook, thekson se dorëheqja e kryeministrit Rama është hapi i parë, për t’i hapur rrugën një hetimi të plotë dhe të pandikuar. 

“E vërteta e dokumentuar nga përgjimet italiane ishte e njohur për të gjithë shqiptarët, madje një fakt të tillë e dinin punonjësit e policisë, të administratës, e kanë jetuar si “normalitet” qytetarët në Vlorë dhe e jetojnë qytetarët kudo sot nëpër Shqipëri“, -shkruan ai.

Për Salianjin, kjo situatë ku janë përfshirë krim dhe politikë, institucione dhe banditë, ministri dhe organe ligjzbatuese, duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij, fatkeqësia më e madhe është që Rama bëri që të bashkëjetohej me këtë fakt si normalitet dhe u deshën  organet e drejtësisë italiane të zgjojnë furtuna dhe reagime, që të provohej ajo që u tha për katër vite me radhë.

Ai shkruan se publikimi i dosjes gjyqësore në ngarkim të bandës së Habilaj-Tahiri-Rama i vë kapakun denoncimeve të përditshme të opozitës gjatë katër viteve dhe është fillimi i çmontimit te krimit.

“Duheshin përgjimet italiane që e vërteta e trafikut kriminal që udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm dhe kryeministri, të kuptohet si gjëma që varros Shqipërinë”,-thekson deputeti i PD, Salianji.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Etiketa: deputeti i PDkeshilli i sigurise kombetareramarrezik kombetar

Ju sugjerojmë

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Para
Zaimina Vasjari nuk e fsheh më shtatzëninë, ja si duket ajo

Zaimina Vasjari nuk e fsheh më shtatzëninë, ja si duket ajo

Patozi: Të bëftë mirë kafja me Metën zoti Kryemisnitër!

Patozi u shkruan një letër imagjinare ndërkombëtarëve/ I shkundët të gjithë, atëherë kur malavita kërcënoi të prishë gjithçka në vend

Skuadra e Tepelenës në krizë, Ylli Baka bëhet sponsor

Ja foto që vërteton se këngëtari Ylli Baka ka drekuar me Habilajt

TE FUNDIT

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
23 Tetor, 2025

Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë – PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil – po pezullojnë blerjet e naftës...

Lexo më shumë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
23 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Mësohet se...

Lexo më shumë

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
23 Tetor, 2025

Volodymyr Zelensky u është drejtuar udhëheqësve në Këshillin Evropian të mërkurën. Udhëheqësi ukrainas tha se ekziston një armë që mund...

Lexo më shumë

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
23 Tetor, 2025

Jo takim, por sanksione. Presidenti amerikan nuk priti shumë para se të kalonte nga biseda miqësore telefonike me Putinin, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com