Tradhtia është tabu në shumicën e lidhjeve, por një grua e cila brengoset se a po e tradhton burri, mund t’i forcojë më shumë dyshimet duke u bazuar në një shenjë.
Sidoqoftë, shenja e njëjtë nuk mund të aplikohet edhe te gratë tradhtare, kanë zbuluar shkencëtarët.
Një studim, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, ka zbuluar se meshkujt inteligjentë janë më pak të prirur t’i tradhtojnë partneret.
Hulumtuesit pohojnë se kjo ndodh për shkak se meshkujt inteligjentë e vlerësojnë më shumë monogaminë sesa meshkujt me inteligjencë më të ulët.
Sa më inteligjent të jetë burri, aq më besnik është në lidhjen e tij.
Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gratë. Nuk ka ende ndonjë dëshmi se gratë inteligjente janë më pak të prirura t’i tradhtojnë burrat.