Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me prokurorët e çështjes “Habilaj”.
Takimi ka ardhur menjëherë pas dosjes së përgjimeve të publikuara në media ku implikohet dhe ish-ministri Tahiri.
Mësohet se u diskutua raporti i policisë italiane për çështjen “Habilaj”, si dhe përgjimet e publikuara; të cilat implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Prokurorët kanë takuar gjatë këtij viti prokurorin italian Cataldo Motta.
Cataldo Motta është prokurori i Antimafias së Lecces, ai denoncoi trafikun e drogës nga Shqipëria.
Kujtojmë se ish-ministri i kërkoi takim paraditen e sotme kryeprokurorit Llalla, por ky i fundit e refuzoi.