Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DEKLARATA E PLOTE/ Tahiri: Gati të heq dorë nga imuniteti i deputetit. Të hetohet gjithçka për mua (video)

2017/10/17 at 4:53 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DEKLARATA E PLOTE/ Tahiri: Gati të heq dorë nga imuniteti i deputetit. Të hetohet gjithçka për mua (video)

Një fjalim emocial ka mbajtur sot Saimir Tahiri pasi emri tij doli në përgjigjet e italianeve në lidhje me trafikun e drogës dhe në pranga ra, Moisi Habilaj të cilin Tahiri tha se e ka kushëri të 10-të.

Jam gati të hetohem për gjithçka në lidhje me detyrën si ministër i Brendshëm tha Tahiri, duke mos hezituar që të heqë dorë nga mandati. Ai tha se nuk kam nevojë të më besojë askush. E verteta, tha ai, është aty sa do që për momentin po thuhen me mijëra të paverteta. Tahiri pranoi si të vetmin gabim, faktin që u ka shitur makinën Habilajve. 

Deklarata e plotë e Saimir Tahirit

E kuptoj shumë mirë, por ndoshta sot më shumë se kurrë secili që më njeh, e kushdo që më ka takuar të paktën dhe njëherë, është i shtangur nga lajmet dhe sidomos nga përfshirja e emrit tim. Me dashje apo keqdashje të gjithë presin përgjigje prej meje. I falënderoj të gjithë ata që më kanë shkruar e kontaktuar. Ata që kanë punuar e besuar tek unë. Siç kuptoj dhe kundërshtarët, të cilët për herë të parë dhe të fundit sot as do i akuzoj dhe as do i kundërshtoj, sepse sot është dita e tyre sot, të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve se kush ka më shumë influencë, në një veprimtari kriminale që e kam luftuar çdo ditë të punës sime. Jam rritur me prindërit e mi dhe sot rris tim bir, duke besuar te e vërteta. Sado e madhe qoftë gënjeshtra, e vërteta është aty. Sikur ta besojnë gënjeshtrën miliona vetë, e vërteta vlen më shumë. Kam mbajtur detyrën e ministrit dhe nuk jam dorëzuar përballë sulmeve. Kam luftuar çdo ditë me çdo fuqi timen, për të bërë detyrën.

Nga sot pres me padurim të dalë e vërteta në dritën diellit, mbi të gjitha për Shqipërinë e së nesërmes. Jam përpjekur me çdo punonjës policie, duke punuar me ta.
Përballë deputetit kam mbrojtur policin, përball pushtetarit kam mbrojtur policin. Mbi gabimet dhe vështirësitë ka gjithmonë forcë dhe shpresë për tu ringritur, siç ringrihet çdo ditë ai që nuk ka as bukë, iu kam shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve. Kam humbur mundësinë për kompromise me njerëz të pushtetesh, të cilët nuk i kam dashur kurrë në krah dhe as nuk dua t’i kem.

Kjo luftë e gjithçka arritëm kishte jo pak kosto për mua. Kam marrë një ndihmë sado të vogël nga ekipi. Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me veten, moralin tim, familjen e mbi të gjitha me tim bir. Por edhe në raport me njerëzit që njoh, që më kanë besuar e zgjedhur. Dy kriminelë, që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për drogë dhe kanë përmendur emrin tim. Kriminelë që përmendim emra politikanësh për tu mburrur, unë nuk jam as i pari dhe as i fundit. Menjëherë kërkoj nga prokuroria pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti të vërtetohet gjithçka.

Unë nuk jam ajo racë njeriu dhe politikani ku fshihet e vërteta, por ndjej përgjegjësi, qoftë dhe ndaj kushërinjve të mi, që kam bërë gabim se katër vite më parë iu kam shitur makinën time personale. Drejtësia ti hetojë deri në fund këta që përmendën emrin tim. Unë nuk kërkoj nga askush të më besojë e më mbrojë. Më sa pakti nga kolegët e mi, edhe nga kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njehe beson, që të jetë i fortë mbi të gjitha. Unë nuk kërkoj të më besojë njeri kot, për më tepër që politikanë që përbetohen ka plot në këtë vend, edhe kur janë kapur me presh në dorë, duke vjedhur e vrarë.

Unë nuk jam ajo lloj e rracë, që fshihet pas pushtetit e miqësisë, apo me pronarët e medias, për të kërkuar një hije apo skutë në rrugën që duhet bërë për të nxjerrë të vërtetën në dritë. Do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund dhe drejtësia të thotë fjalën e saj. I kërkoj ndjesë tim biri, familjes dhe çdo shqiptari. Do shoh në sy këdo që është i bindur se besimin që më kanë dhënë njerëzit e kam borxhin më të madh ndaj secilit për ta çuar të vërtetën deri në fund.

Ju sugjerojmë

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
-U tha në Opinion

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

30 Tetor, 2025 9:44 pm
Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
-U tha në Opinion

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

30 Tetor, 2025 9:40 pm
Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali
Politikë

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

30 Tetor, 2025 9:17 pm
Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv
Aktualitet

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

30 Tetor, 2025 6:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Para
Dosja me 400 faqe/ Basha publikon të plotë dosjen e drogës, ja cfarë thuhet për Tahirin  

Dosja me 400 faqe/ Basha publikon të plotë dosjen e drogës, ja cfarë thuhet për Tahirin  

Tahiri viziton gazetarin e dhunuar: Përgjegjësit, para drejtësisë

Deklarata e fortë e Tahirit: Në Shqipëri ka politikanë që ndajnë gratë për të fshehur pasurinë, unë...

E fundit/ Dy trafikantët nga Shijaku arrestohen nga Policia, ja për çfarë akuzohen

E fundit/ Dy trafikantët nga Shijaku arrestohen nga Policia, ja për çfarë akuzohen

TE FUNDIT

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
30 Tetor, 2025

Reforma Territoriale është një nga pikat më të rëndësishme për të cilën palët politike do të përfshihen në diskutime nëpërmjet...

Lexo më shumë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
30 Tetor, 2025

Pasi  socialistët dolën kundër dy komisioneve hetimore ‘McGonigal’ dhe ‘11 Maj’, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet nesër. Mbledhja...

Lexo më shumë

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
30 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Bleona Metushi foli lidhur me lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku...

Lexo më shumë

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
30 Tetor, 2025

Erion Veliaj do të shkojë të premten nga paraburgimi në Durrës drejt Gjykatës Kushtetuese për ankimin e tij për shkarkimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com