Disa persona pjesë të shoqatës së PAK (Persona me Aftësi të Kufizuara) kanë bllokuar sot rrugën Dritan Hoxha në Laprakë në shenjë proteste. Siç shihet edhe në fotot e videot e Opinion.al forca të mëdha të policisë janë vënë në lëvizje për larguar paraplegjikët nga rruga, pasi nuk kishin leje për protestë.
Rruga që është hyrja kryesore për në Tiranë ka qendruar e bllokuar për disa minuta duke futur në kolaps trafikun. Personat me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjikë janë ndër shtresat më me probleme sociale në vend. /Opinion.al