Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori italian: S’ka ende negociata për pensionet

2017/10/16 at 6:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ambasadori italian: S’ka ende negociata për pensionet

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo në një intervistë dhënë në emisionin “Passport”, të gazetarit Arbër Hitaj flet për raportet ekonomike mes 2 vendeve dhe hapjen e negociatave me BE. Cutillo thotë se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë me 600 biznese italiane të pranishme, por që në të ardhmen do të bëhet më shumë për afrimin e bizneseve të mesme dhe të mëdha.


 “Mirëmbrëma, para së gjithash urime për programin tuaj të ri “Passport”. Është kënaqësi për mua të jem i ftuari i parë i emisionit tuaj. Përsa i përket pyetjes, do të thotë se raportet italo-shqiptare janë me të vërtetë të shkëlqyera. Unë pata privilegjin që të jem i pranishëm në takimet e presidentin Ilir Meta me Presidentin italian Mattarela 1 muaj më pare, dhe pak ditë më parë në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Gentiloni.

Mund të them se kanë qenë takime shumë të pasura, mes personash, mes institucionesh që njihen, që respektohen, që kanë një miqësi që shkon përtej 2 personave dhe lidhet me 2 popujt tanë. Ajo që vura re në këto takime, ishte vullneti për ti dhënë një impuls të ri këtij raporti të shkëlqyer. Njohja e miqësisë së veçantë që populli shqiptar ka për në italianët, që duket edhe në aspektin kulturor me njohjen e gjuhës italiane nga shqiptarët. Dhe sa i përket aspektit kulturor, edhe zoti Rama është shumë i angazhuar.

Një impuls i ri do të thotë që ajo që bëjmë është shumë, që na vendos në një pozitë krenarie reciproke, por mund të bëhen akoma më shumë. 2 kryeministrat diskutuan në aspektin ekonomik, politik, në atë të drejtësisë dhe sigurisë. Ata evidentuan aksione të  reja të mundshme në këto aspekte. Në aspektin ekonomik, tashmë dihet që Italia është partneri kryesor me një rol fondamental për ekonominë shqiptare. Edhe për Italinë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm. Shkëmbimet tregtare që dua të theksoj i kalojnë shifrat e 2,3 mld euro. Apo absorbimi i rreth 70 % të eksporteve shqiptare nga Italia, ndërsa më partnerët e 2, 3, 4, shkëmbimet nuk shkojnë më shumë se 5 %, tregojnë shumë për raportet ekonomike.

Sa i përket pranisë së bizneseve italiane, kryeministri Gentiloni evidentoi se ka një prani të madhe të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla, për të cilët jemi shumë krenar, sidomos në manifakturë duke krijuar vende pune për disa qindra mijëra vetë. Por që mund të zgjerohen më tej, me një prani më të madhe të sipërmarrjeve të mesme dhe të mëdha. Ky ishte një nga angazhimet kryesor që u zotuan 2 kryeministrat, duke rënë dakord për një vizitë ose mision nga përfaqësuesit e bizneseve dhe institucioneve, e drejtuar nga vullneti politik në veçanti për afrimin e biznesit. Ky takim do të zhvillohet në vitin 2018, dhe janë evidentuar disa sektorë të veçantë, si në infrastrukturë, energji, agro-ushqimor. Kemi filluar punën si në Romë dhe në Tiranë, për organizimin e një takimi të madh, pasi jemi të bindur se do të jetë baza për t’i dhënë vendeve tona një impuls të ri zhvillimi”.

Në lidhje me hapjen e negociatave në 2018 me Bashkimin Europian, ambasadori Cutillo argumenton se gjithçka janë disa faktorë që do e bëjnë të mundur, së pari është fillimi i procesit të “vetting”-ut dhe lufta kundër krimit të organizuar.

“Për Italinë shanset janë të mëdha. Por theksoj janë disa faktorë , i pari lidhet me qëndrimet e gjithë vendeve anëtare, pasi kujtojmë që vendimi duhet të merret me unanimitet. Të gjithë duhet të jenë të bindur se Shqipëria ka përmbushur ato kritere që i kërkoheshin. E dyta Shqipëria duhet të bëjë progres të dukshëm, së pari për “vetting-un”, dhe e dyta lidhet me atë që flitet në disa kryeqytete europiane, ka një shqetësim në rritje që lidhet me rritjen e aktivitetit kriminal shqiptar.  Pra është e rëndësishme që qeveria shqiptare të vazhdojë të tregojë angazhimin dhe vullnetin e saj, siç e ka bërë edhe në muajt e fundit, për të luftuar aktivitetet kriminale, por e përsëris të kemi rezultate konkrete nga kjo periudhë deri në mars. E përsëris janë objektiva ambicioze por të arritshme”.

Ambasadori Cutillo, ndalet edhe te diskutimet për njohjen e pensioneve, duke thënë se deri tani nuk ka diçka konkrete, por nëse pala shqiptare do e kërkojë zyrtarisht mund të ngrihet në grup në nivel teknikësh për të diskutuar.

 “Siç thoni dhe ju me të drejtë, është folur shumë në lidhje me këtë çështje, por për ta saktësuar aktualisht nuk ka negociata. Ka pasur kontakte si në nivel teknik dhe politik, por asnjëherë nuk janë hapur formalisht negociatat. Tema është trajtuar edhe nga ana presidentit Ilir Meta në vizitën e tij të fundit.

Nga pala italiane ka gatishmëri nëse do të ketë një kërkesë zyrtare nga pala shqiptare për të diskutuar në një tavolinë teknike. Por duhet të kemi parasysh disa faktorë që të jemi realist. Së pari Italia, ka disa kufizime në bilancin ekonomik që vijnë edhe nga Bashkimi Europian, që do të thotë se s’mund të ndërmerren impenjime të tjera, pa një mbulim financiar adekuat.

Kjo s’do të thotë se nuk mund të parashikohen shpenzime të tjera, por jemi përballë këtij kuadri shumë preciz të financave publike. Së dyti, ekzistojnë disa ligje italiane që sipas meje, nuk janë vlerësuar si duhet, dhe besoj se një tavolinë teknike mund ta diskutoj. Për mendimin tim mund të mbulohen disa kërkesa që na janë bërë në të kaluarën. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme, të ulemi dhe diskutojmë kushtet aktuale dhe nëse është hapësira për një marrëveshje bilaterale”./ Burimi: SCAN 

 

Etiketa: ambasadori italianpensionetshqiperia


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Kjo është Beyonce dy muaj pas lindjes !

Pas 4 muajsh lindje, Beyonce mahnit me linjat trupore

Mbesa zbulon tradhëtinë e bashkëshortit; gjyshja i tregon ‘zgjidhjen’ më të mirë

Mbesa zbulon tradhëtinë e bashkëshortit; gjyshja i tregon ‘zgjidhjen’ më të mirë

Shikoni çfarë i bën Marina- Getit

Shikoni çfarë i bën Marina- Getit
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}