Një makinë me drogë është ndaluar në pikën kufitare të Follorinës nga policia greke. Mjeti drejtohej nga një shqiptar 38- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur .
Në automjet janë gjetur 31 pako me 31 kg 882 gram marijuanë të futura në dy çanta, të cilat u sekuestruan nga policia. Po ashtu është bëre edhe arrestimi i shqiptarit nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.