Teuta Hoxha, nusja e djalit të diktatori Enver Hoxha, ka kujtuar sot me anë të një statusi në “Facebook” datëlindjen e tij. Si diktatori Hoxha ashtu edhe stërnipi i tij kanë lindur më 16 tetor.
Me anë të një fotoje familjare të pa publikuar më parë, Teuta Hoxha ka kujtuar lindjen e Enverit si edhe ka bërë urimin për nipin e saj Rein. “Sot, familja jone gëzon datëlindjen e Reit, që ka lindur më 16 Tetor, në një datë me stërgjyshin e tij Enver.
Reit, nëna dhe gjyshi, që e duan fort, i japin shumë urime në këtë 17 vjetor!”
16 Tetor – Në kujtim të datëlindjes së Enver Hoxhës.
(Foto familjare që publikohet për herë të parë)” shkruan Teuta Hoxha.
Edhe pse Hoxha sundoi me dorë të hekurt duke shkaktuar shumë dhimbje në jetën e shqiptarëve, familja e tij vazhdon ta nderoje edhe publikisht kujtimin e tij, pa respektuar kështu dhimbjen e mijëra shqiptarëve te persekutuar përgjate regjimit komunist.