Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pogradec/ I ati akuzohet për përdhunim, ja si e mbron e bija

2017/10/16 at 12:00 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pogradec/ I ati akuzohet për përdhunim, ja si e mbron e bija

Një histori përdhunimi ka tronditur fshatin Velçan të Pogradecit dhe mbarë opinionin publik. Vajza 15 vjeçe është në muajin e 8 të shtatzanisë, por vetëm tani ka denoncuar se me të është abuzuar seksualisht nga një bashkëfshatar. Përdhunimi, sipas dëshmisë së adoleshentes në polici, ka ndodhur gjatë muajit mars të këtij viti në banesën e saj. Përdhunimi është zbuluar vetëm pasi vajza është paraqitur tek infermierja e fshatit, sepse kishte dhimbje barku. Edhe pse 15-vjeçarja shkonte në shkollë, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë një fakt të tillë dhe siç thotë, e ka bërë për shkak se kishte frikë dënimin nga opinioni i fshatit dhe nga babai.


Por akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili gjatë deklarimit të tij në polici e ka cilësuar këtë një trillim, por hidhen poshtë edhe nga vetë familjarët e tij.

Vajza e autorit të dyshuar, Valbona Biba, shprehet se me familjen e vajzës dhe me vetë atë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen. Më poshtë intervista e plotë dhënë për Panoramën.

Si e mësuat ngjarjen?

Ishim në shtëpi kur erdhi policia dhe kërkoi babain, e arrestuan dhe më pas mësuam se bëhej fjalë për një përdhunim. U shokuam të gjithë, na sqaruan më vonë se për kë bëhej fjalë.

A besoni se babai juaj e ka përdhunuar të miturën?

As që bëhet fjalë. Babai im është një njeri i urtë dhe i ndershëm, jo vetëm që nuk e ka përdhunuar, por as ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Çfarë thonë janë fjalë dhe akuza kot, babai im është njeri i rregullt. Ne me ata që e akuzojnë madje kishim hyrje-dalje familjare, i respektonim si fqinjë dhe i ndihmonim se ishin në kushte të vështira ekonomike. Është absurde që e akuzojnë tim atë. Edhe ai vetë na e tha që nuk e ka bërë diçka të tillë dhe unë e besoj.

A keni pasur kontakt me familjen e vajzës?

Para se të arrestohej im atë, babai i saj ndodhej në shtëpinë tonë, e kishim thirrur se po nxirrnim rakinë. E merrnim sa herë kishim diçka për t’i dhënë, ndonjë ushqim a diçka tjetër, se na vinte keq dhe ja tani na dolën me një histori të tillë. Është e turpshme që emri i babit tim të përbaltet për diçka të tillë, nuk di ç’të them.

Po tani si do të veproni?

Tani do të presim të dalë e vërteta, jam e sigurt që babai im nuk ka lidhje me këtë gjë dhe po e mbajnë të arrestuar padrejtësisht. Se dikush ngrihet e nxjerr një gënjeshtër, nuk do të thotë që duhet të vuajnë njerëz të pafajshëm. Madje edhe mami im e kishte pyetur vajzën, sepse ishin hapur fjalë që ajo ishte shtatzënë. E kishte pyetur si vajzën e saj, por ajo ia kishte mohuar dhe i kishte thënë se këto fjalë ia kishin hapur dy vajza nga fshati, sepse e kishin inat. Le ta gjejnë organet cila është e vërteta dhe me kë e ka ajo fëmijën.

Etiketa: perdhunimpogradecvajza e autoritvalbona biba


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Para
Pëson infarkt te zona e trenit, taksisti në gjendje të rëndë

Pëson infarkt te zona e trenit, taksisti në gjendje të rëndë

Pink tregon si i propozoi Eminem për bashkëpunin: U bëra tap me verë dhe pastaj…

Pink tregon si i propozoi Eminem për bashkëpunin: U bëra tap me verë dhe pastaj...

Transportonte sasi të mëdha droge drejt Greqisë, në pranga shqiptari

Transportonte sasi të mëdha droge drejt Greqisë, në pranga shqiptari
















TE FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
11 Tetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do...

Lexo më shumë

Horoskopi, 11 tetor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
11 Tetor, 2025

Dashi  Jeta juaj ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Gjithçka do vazhdoje si gjithmonë dhe nuk do...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Tetor, 2025

PD ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Opinion.al mëson se...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com