Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunë ne futbollin e vajzave, futbollistja godet albitrin 

2017/10/15 at 1:21 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunë ne futbollin e vajzave, futbollistja godet albitrin 

Rikthehet dhuna te futbolli i femrave. Kryesfida e javës së tretë Kinostudio-Apolonia serviri për sportdashësit skena antisportive nga skuadra mike, që nuk ka kursyer gjyqtaren Emanuela Rusta. Ndeshja ka nisur e qetë dhe të dyja skuadrat kanë treguar nivel të kënaqshëm. Fillimisht është fierakja e talentuar Ilarja Zarka që kalon në epërsi Apoloninë pas një goditjeje mjaft të bukur.

Megjithatë, reagimi i Kinostudios vjen në pjesën e parë. Pikërisht në minutën e fundit është Esi Lufo që zgjidh një “lëmsh” të krijuar nga mbrojtëset fierake. Fraksioni i dytë ka nisur më i bukur te Kinostudio, që arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë. Afrikania Maria Atlock përmbys dhe më pas është sërish Lufo që firmos “dopietën”.

INCIDENTET

Në minutën e 52-të është momenti zëvendësimit të Antonela Kostaj, e cila hyn në vend të Ina Gjonit. Kjo e fundit, pasi i drejtohet bankinës, ka fyer gjyqtarin e katërt, i cili ka njoftuar kryesoren Emanuela Rusta, që nxjerr të kuqin. Gjoni rebelohet me ndëshkimin dhe vërsulet drejt gjyqtarit të katërt, Emigers Gançi, por ka ndërhyrë trajneri duke e qetësuar.

Ndërkohë në minutën e 71-të Karina Goro (ishte ndëshkuar me të verdhë në minutën e 63-të), për ndërhyrje të gabuar merr edhe kartonin e dytë të verdhë, njëherësh të kuqin. Ajo e nervozuar nuk mendon të dalë dhe detyron gjyqtarin e katërt që ta marrë për ta nxjerrë. E nervozuar në këtë moment e godet me shkelm nga prapa, por vetëm sa e ka prekur.

Më pas ajo ka dalë dhe janë detyruar forcat e sigurisë që ta nxjerrin jashtë fushës drejt dhomave të zhveshjes. Ajo përsëri u është shmangur forcave të sigurisë dhe njëri prej tyre e ka shtyrë drejt dhomave të zhveshjes. Në përfundim të ndeshjes, Goro nuk e kishte harruar atë të kuq të kryesores Rusta dhe me vrap tenton në mesin e fushës për të goditur gjyqtaren Rusta, por nuk është lejuar nga një shoqe e skuadrës dhe nga ato vendëse.

Më pas kanë ardhur forcat e sigurisë që kanë marrë nën mbrojtje gjyqtaren. Sakaq mësohet se në hyrje të korridoreve lojtaret fierake kanë goditur gjyqtaren Emanuela Rusta dhe policët e sigurisë. Jo vetëm kaq, por ato nuk kursejnë as ambientet e brendshme, duke dalë jashtë kontrollit e duke shkelmuar dyer e dritare.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë, që kanë bërë të mundur shoqërimin e futbollisteve të Apolonisë drejt autobusit. Goro, Levenaj, Çerkini, Gjoni, por jo vetëm kanë qenë disa nga protagonistet e këtij veprimi të shëmtuar.

REAGIMI

E kontaktuar në mbrëmje nga gazeta “Panorama Sport”, gjyqtarja e mohon që të jetë goditur nga lojtaret e Apolonisë. “Absolutisht jo, nuk më ka goditur njeri. Fare. Nuk është e vërtetë”, deklaroi Rusta. Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Tirana AS dhe Vllaznisë nuk ka pasur shumë histori për skuadrën kampione, që ka kryer detyrën. Suksesi i tretë radhazi për kuqeblutë mbajti firmën e Jasharit me tripletë dhe kapitenes Megi Doçi nga pika e bardhë. / Panorama Sport 

Etiketa: futbolli i vajzavesherr

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Grekët kërcënojnë sërish, Himara mollë sherri:  Sjellje aventureske …

Grekët kërcënojnë sërish, Himara mollë sherri:  Sjellje aventureske ...

Pas humbjes së Ergi Dinit, e motra detyrohet të japë një lajm jo të mirë

Sot ditëlindja e Ergi Dinit, fjalët prekëse të Barbanës

Zgjerohet skandali seksual në hollywood/ Aktoret: Weinstein na priste i zhveshur

Zgjerohet skandali seksual në hollywood/ Aktoret: Weinstein na priste i zhveshur

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com