Vera ndodhta ka mbaruar, por jo për të gjithë. Blogerët mesa duket mund ta kenë verë gjithë vitin. Armina Mevlani e cila është kthyer në një nga blogeret më të suksesshme të modës në Shqipëri duket se nuk e ka bërë ende divorcin me plazhin.
Ajo ka postuar sot një fotografi ku shfaqet me një palë bikini të kuqe mjaft seksi. Ajo ka sqaruar për ndjekësit që fotoja është e vjetër, por gjithësesi na ktheu të gjithëve pak në verë. Komentet kanë qenë të shumta, ku të gjithë komplimentojnë pamjen e saj dhe trupin në formë.