Kryeministri Edi Rama nga Vlora ku po qendron prej dy ditësh bashkë me ministrat ka mbledhur pasditen e së shtunës drejtuesit e pushtetit lokal. Ndër të tjera ai tha se do të ndryshohen edhe Prefektët në 12 qarqe të vendit.
“Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, tha Rama.
Në fakt Kryeministri duket se është i pakënaqur jo vetëm me drejtorët e LSI edhe me të tijët, pasi Prefektët aktual janë emëruar dhe promovuar prej tij. /Opinion.al