Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ahmetaj i drejtohet Bashës/ Atë gishtin futja vetes, por Basha ia kthen: E mban mend mirë ti se ty ta futa

2017/10/14 at 2:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Basha-Ramës: Je njeri i ç’ekuilibruar, herë më kërcënon herë më thua i dashur

Seanca plenare e kësaj jave në kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate dhe përplasje të ashpra, që çuan deri në pezullimin e seancës dhe shtyrjen e saj për ditën e premte. Kanë qenë debatet mes Kryeministrit Rama me kreun e opozitës Basha por dhe me deputetin Berisha ato që kanë dominuar, ndërkohë që pjesë e ndërhyrjeve ka qenë edhe ministri Ahmetaj dhe deputetja Kryemadhi.
Në një seancë që edhe një herë nxori në pah anën aspak të edukuar të deputetëve shqiptarë, nuk munguan fjalitë dhe shprehjet që dalin përtej etikës së zakonshme.
Më poshtë po sjellim momente nga diskutimet në kuvend, te zbardhura nga “Panorama”, qe sjell edhe disa fjali te thena jashte mikrofonit.


Replikat në Kuvend

Edi Rama-Bashës: Po ti pse u çove, s’kam mbaruar unë.

(Lulzim Basha ngrihet për të bërë replikën, ndërkohë që po fliste Rama. Garda rrethon Kryeministrin).

Lulzim Basha: Mbarove, ik tani.

Rama-gardistëve: O çuna, uluni, o çuna…

(Gardistët largohen, vetëm pasi Basha ulet sërish në vend)

Sali Berisha: U tremb, shikoni si u zverdh, frikacak…

Edi Rama: Sali malli është njerëzor. E kapi (Bashën) papritur një mall dhe natyrisht, që unë u emocionova…

Sali Berisha: Shikoni frikacakun…

Edi Rama: Sali, unë, para teje, nuk ia le atij (Bashës) fjalën. Fjalën e ke ti se pastaj rrezik na hidhet Flamur Noka nga ballkoni i SHQUP-it, po s’fole ti. Tani që po e shikoj, vetëm Flamuri i ka ngel Saliut nga PD-ja.

Sali Berisha: Zotëria (Rama), dje, shau mbas shpine, siç ka fytyrën dhe karakterin. Unë dua t’i them sot, sy më sy, se të shash nga karrigia e Kryeministrit pas shpine tjetrin, nuk bën gjë tjetër, vetëm ngjet si i thonë francezët “një hale në një copë mëndafsh”.

Edi Rama: Sali, si edhe në rastin e djeshëm, ishte thjesht një konstatim. Njerëzit gjykojnë, por Sali, larg qoftë që unë të të shaj ty dhe Lulin. Sali Berisha: Edhe unë konstatim po bëj…

Edi Rama: Jeni 9 më pak seç ishit, kur u nisët për të bërë “Republikën e Re”. Një gjysmagjel, se pa u skuqur, pa u zverdhur, pa asnjë qerpik që ju dridhet, zëri jo që s’ju dridhet, por ju trashet e megjithëse krahasuar me katër vite më parë, keni sot 200 mijë pupla më pak, se i latë puplat rrugës, bëni trimin dhe ngrini këtu volumin, njësoj si frikacaku që këndon me zë të lartë, kur përshkon pyllin në errësirë…

Lulzim Basha: Ju çoheni këtu, merrni kohën e qytetarëve dhe kohën e këtij Parlamenti për të dërdëllitur pa fund në një përpjekje të mjerë për të fshehur lepurin në bark, që po i rritet nga mëngjesi në darkë, atij që i thotë vetes Kryeministër dhe deputetëve të tij, që qeshin nga zori. Për çfarë qeshni ju o kukulla pa integritet, pa personalitet?!

Edi Rama: Miku im, Lulzim Basha, këtu, pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit, e mohoi. E mohoi se u tremb. U tremb nga frëngjitë e Jozefinës dhe të Astrit Patozit. Nga një gjel i lagur, po krenar në 2013- n, sot jeni një gjysmagjel, edhe i lagur, edhe krenar, por edhe për të ardhur keq. Shto këtu miqtë e LSI-së, që qetësinë dhe dashurinë e linjës së vjetër e kanë zëvendësuar me llafazanërinë dhe me vajmedetërinë e linjës së re dhe panorama e opozitës bëhet: Bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë, ty a motrën tonë, që keni një hall?!

Monika Kryemadhi: Po e nis si motra, me qenë se motra madhe ja ku është (Rama) dhe 13 motrat e tjera, dhe këtë e them si në raportin politik, edhe në raportin personal. Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Kemi hallin e tullumbave, në fakt tollumbat ëmbëlsirë janë. Por kam hallin për një tullumb tjetër që është akoma më i rrezikshëm, është tullumbi i krimit, i cili po hyri, nuk del më, sepse të mban peng dhe nuk të lëshon më kurrë.

Lulzim Basha: Qesh ti aty, se si duket s’e ke bandën aq të fortë sa këta këtu. Prandaj qesh, prandaj s’je ministër.

Arben Ahmetaj: Atë gishtin futja vetes.

Lulzim Basha: Atë ta futa unë ty… E mban mend mirë ti se ty ta futa… por mos ki merak se herën tjetër do jetë diçka tjetër…

Edi Rama: Shtttt, o Beni, pusho… mjaft.

Lulzim Basha: Unë, në fakt, këtë s’e kisha drejtuar te ti (për Arben Ahmetajn), por ti je një nga kryesorët se ti nuk punon me një apo me dy, ti punon me katër banda. Je i skeduar po, po. Edhe paratë e dimë se ku i ke çuar. Do të të vijë dita shumë shpejt, s’e vonon dot… 20 familje kriminale, katër klane kriminale. Ta thotë Departamenti Amerikan i Shtetit, ta ka thënë përpara dhe nëse kam një vërejtje për ambasadorin Lu, është që e hapi gojën pas zgjedhjeve. Por më mirë vonë se kurrë.

Edi Rama: Më e bukura, ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës, i kërkon mbështetje për këtë operacion. Kryetari i opozitës vjen këtu – siç e ka zakon, që me fjalët e të huajve bën atë që e ka mësuar të bëjë lideri legjendar, që i përdor takimet me të huajt siç i do qejfi, – bën atë paralajmërimin e famshëm “prit se javën tjetër do ta dëgjoni”. Brenda muajit nëntor do të vijnë këtu agjentë të specializuar që do të punojnë ngushtësisht me ministrin e Brendshëm, me Policinë e Shtetit, me Shërbimin Informativ dhe me të gjitha agjencitë e tjera për këtë punë. Për këtë ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës, për të mos u bërë kjo një luftë, siç do donit ta bënit ju. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe tani, o burra, vutë ambasadorin amerikan përpara.

Lulzim Basha: Partnerët ndërkombëtarë i kërkojnë luftë krimit. Unë u them partnerëve ndërkombëtarë nuk e bën dot. Peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshku më i madh. Kur ai që duhet të kapë peshqit e mëdhenj, kur vetë peshkatari, është peshku më i madh, nuk ka shpresë të bëjë atë që kërkoni ju, atë për të cilin ka më shumë se kurrë nevojë Shqipëria. Sepse numri një, në atë listë, është vetë ky njeri. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq. Ti e ke mbuluar Shqipërinë me drogë.

Edi Rama: Lulzim, më the “je me rreth të kuq”. Mos u merr me rrethin tim, shiko vizën e kuqe që ke ti dhe të vënë jo nga ndërkombëtarët, por nga shqiptarët. Sa më shumë vazhdon kështu, aq më teposhtë e çon opozitën dhe me aq më të trashë do ta kesh vizën e kuqe, kur të vijnë zgjedhjet e tjera…

Sali Berisha: Pse kruhet gjithë kohës kur flet Edi Rama?Ka vetëm një shkak dhe kjo është kokaina. Lexoni që të gjithë ju. E keni provuar një pjesë e mirë e juaja, ju njoh në fytyrë. Lexojini të gjithë simptomat e kokainës. Mund të më thoni se është çështje personale. Jo. Por ky ka zgjedhur të kalojë dramën e sotme të shqiptarëve me vizat e kokainës!

Edi Rama: Po marr fjalën të vë në vend dinjitetin e një filozofi, të cilit nuk mund t’i hyhet në fushën e vet. Lulzim Basha tha “peshkatari është peshku më i madh”. Këto janë çështje që unë e ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Për sa i përket përgjegjësisë, e dëgjuan të gjithë. Unë nuk jam as përdorues, nuk jam as shitës, nuk jam as trafikant, nuk jam as bos i trafikut të drogës. Juve këto ju duhen të gjitha. Përdorini! Jepini dhe shpresoni atë që është e pamundur, që shqiptarët të jenë budallenjtë që nuk janë dhe të vijnë pas jush…

Lulzim Basha: I çekuilibruar totalisht, del më merr fjalën, kërcënon, më kërcënon, pastaj del më thua i dashur, pastaj del kërcënon sërish. Çekuilibrimi yt do të ishte në çdo rast tjetër aferë private e familjes tënde… Ndoshta e kupton për herë të dytë, ti je peshku i madh, s’mund të jesh edhe peshkatari…

Nard Ndoka: Nuk meriton replikë Kryeministri se është nën efektin e kokainës. Sapo ma konfirmuan, sepse unë s’kam besim 100% të doktori që kemi këtu. Po një doktor i jashtëm thotë që shenjat janë tipike për një përdorues kokaine.

Edi Rama: U po, ke qenë edhe ministër Shëndetësie…

Gramoz Ruçi: Zoti Kryeministër, mos ndërhy! Po ti(Ndoka) ke replikë, se as ti as unë nuk bëjmë analiza këtu…?

Nard Ndoka: Kush pi kokainë, kruhet dhe nxihet… ju i keni të dyja, pjesa tjetër është dhe fakti që duke qenë nën efektin e kokainës, i ke pirë 6 shishe ujë. Merr shishet e ministrave, megjithëse dhe ata janë përdorues.

Monika Kryemadhi: Shikoni çantat e grave të ministrave që janë mbushur plot me para dhe s’i kontrollon njeri në aeroporte…./Panorama

Etiketa: [arlament replika


Ju sugjerojmë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
Para
Defekt në autobusin me 40 gjimnazistë në Dardhë, manovra që i shpëtoi

Arrestohen tre policë bashkiakë, rrahën shoferin e faturinon e autobusit

Këngëtarja e njohur në një rrëfim si kurrë më parë: Kam qendruar një vit pa bërë seks me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur në një rrëfim si kurrë më parë: Kam qendruar një vit pa bërë seks me bashkëshortin

Shoqërohen të tjerë persona në Polici për masakrën e Lushnjës

Reportazh/ Në Lushnjën e bandave, flasin familjarët e viktimave: Na mbyllën derën, kishim djalë të vetëm
















TE FUNDIT

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
13 Korrik, 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar të dielën në Aeroportin Southend, në bregdetin juglindor të Anglisë, njoftoi policia lokale. “Jemi...

Lexo më shumë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
13 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com