Kuvendi i Shqipërisë, mbrëmjen e sotme, ka miratuar në parim projektligjin për pakicat kombëtare, i cili u diskutua pas shtyrjes së seancës së djeshme.
Ai është miratuar në tërësi me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.
Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.
Kundër këtij ligji ka deklaruar votën hapur kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili qëndrimin e tij e shprehu edhe kundër seancës plenare kur deklaroi se ligji nuk përmbush kërkesat e BE për integrimin.
Ai propozoi edhe disa amendamente, të cilat nuk u miratuan.