Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dalin nga organizata kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ku bëjnë pjesë që nga viti 2003.
SHBA-të kanë akuzuar organizatën për paragjykime ‘anti-Izrael’ dhe për këtë aersye kanë vendosur të largohen. Detaje të reja në lidhje me këtë vendim të SHBA-ve, pritet të publikohen në orët në vijim.
Departamenti i Shtetit tha se do të ngrinte një mision vëzhgues në organizatën me bazë në Paris, për të zëvendësuar përfaqësimin e saj.
Unesco nga ana tjetër tha se tërheqja ishte një humbje për “familjen e OKB-së” dhe për multilateralizmin.
Agjencia është e njohur për përcaktimin e vendeve të trashëgimisë botërore si Palmira e Sirisë dhe Grand Canyon i SHBA.