Policia italiane sekuestroi të një sasie të konsiderueshme droge me prejardhje nga Shqipëria. Bëhet fjalë për mbi një ton e gjysmë marjuanë. Lënda narkotike u gjet në një kamion në Brindizi. Në pranga ranë 32-vjeçari shqiptar Sokol Nelaj që ndodhej në kabinë dhe shoferi italian i kamionit, 40-vjeçari Marko Maestro.
Mediat italiane bëjnë të ditur se dyshimet për praninë e drogës në kamion, policisë i kishin lindur në momentin kur e panë mjetin të dilte nga pedonalja buzë detit në zonën e parkut natyror “Torre Guaceto”, ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve.
Për autoritetet, kjo zonë është tepër e famshme, pasi trafikantët e drogës shkarkojnë aty drogën që e transportojnë nga jashtë përmes rrugëve detare.
Policia u vu në ndjekje të kamionit dhe e ndaloi teksa kishte marrë rrugën drejt Barit. Pas kontrollit, brenda kamionit u gjetën në total 1 532 kg drogë e ndarë në pako celofani.
Dyshohet lenda narkotike ka kaluar nga Porti i Durrësit.