Erozioni është shkaku i lëvizjes së shkëmbit që ra mbi automjetin në aksin rrugor Balldre-Torovicë e që ju mori jetën tre personave pjestarë të së njëjtës familje.
Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar pas verfikimeve të bëra në terren.
Inxhnieri Gjeologjik, Vladimir Kola, thotë se në të dy anët e malit si nga pjesa e Torovicës ashtu dhe nga zona e Kakarriqit ka shkëmbinj të tjerë që përbëjnë rrezik për zonën e banuar.
Kola shpjegon dy mënyrat e ndërhyrjes që nuk janë më shumë kosto për të shmangur rrezikun.
Ngjarja tragjike e dy ditëve më parë ku humbën jetën dy vëllezër dhe nusja shtatzënë ka vënë në lëvizje autoritetet lokale dhe qëndrore me qëllim marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.