Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazh/ Endacaku që denjësisht vuan pa fjalë

2017/10/09 at 1:41 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Personazh/ Endacaku që denjësisht vuan pa fjalë

Flokët e mjekra i janë zbardhur. Duket si një 70-vjeçar, por ai kështu është dukur edhe para 10 vitesh. Askush nuk e di moshën e tij, as ai vetë. Është jetim, mban veshur një pallto që e ka gjetur në një kazan plehrash, një këmishë që dikush ia dha shumë vite më parë dhe një palë këpucë që as ai vetë nuk e mban mend sa vite ka me to. Është Avniu i Elbasanit, personazhi që së fundmi i janë kushtuar shumë lajme, për shkak të mendimeve dhe mënyrës sesi i lexon ngjarjet dhe fenomenet.


Avniu fle në rrugë. Spitali ku kalonte netët tashmë ia ka mbyllur dyert. Ai nuk protestoi, nuk bërtiti, tentoi të fliste me rojen e spitalit, por ai nuk e kuptoi, sepse mbi kokë kishte urdhrin e drejtorit. Avniu nuk kishte vend tjetër ku të shkonte, veçse në rrugë. Gjeti një cep, ku askush të mos e shqetësonte dhe kalon netët një nga një, ashtu… duke uruar që dimri i këtij viti të mos jetë “i acartë”.

Që 5 vjeç e mbaj mend! Më kishin thënë për të që është i çmendur dhe që s’duhet t’i afroheshe se të bënte keq. Madje, prindrit e përdorin atë për të friksësuar fëmijët e vegjël kur bënin ndonjë prapësi: “Mos e bëj këtë se të vjen Avniu dhe të fut në thes”. Prindrit ia kishin dalë që figurën e Avniut ta lidhnin me një njeri që duhej pasur frikë, me të cilin nuk duhej komunikuar, nuk i duhej afruar.

Me vitet, të gjitha ndryshuan. Fëmijët u rritën, pallate e rrugë të reja u ndërtuan, pemët e mbjella në Elbasanin e qetë u rritën. Vetëm Avniu nuk ndryshoi. Jo se nuk donte, por se askush nuk iu afrua. Askush nuk i afroi asgjë, veçse ndonjë qindarkë që ai të blinte diçka. As pushteti nuk tentoi t’i afrohej një njeriu që e kishte përpara çdo ditë. Ai nuk kërkon shumë, veçse një dhomë ku të flejë i qetë, larg vapës përvëluese në verë dhe ngricave të dimrit.

Avniu nuk flet me njeri, nuk kërkon, nuk ngacmon.  Ai është një endacak, është një i varfër, “i çmendur pa tru”, i cili do të vdesë i vetëm kur t’i vijë koha. Këtë mendojnë të gjithë. Ai nuk ka shokë. Ai nuk ka një profil në Facebook apo Instagram. Ai nuk shikon televizor, Nuk sheh lajme. Madje nuk do të shohë me sy askënd që përflitet për korrupsion, apo për banditizëm të fshehur.

Avniu shet gazeta. Këtë punë ka bërë prej vitesh dhe bën akoma. Duke shitur gazeta ka mundur të gjejë një shok, që e shoqëron atë dhe e mëson se çfarë ndodh në Shqiperi; Gazetën. Ai i lexon çdo ditë. Gazetat ka bashkëudhëtare, bashkëpunëtore, në njëfarë mënyre, edhe bashkëshorte… në kuptimin që shorti (fati) e ka dashur që të jetojë me to. Gazetat i përdor për t’i shtruar në tokë kur fle natën, i përdor për t’u mbuluar, mbi gazeta përtyp atë pak ushqim. Jo rrallë shtrihet mbi dëshpërimin e shqiptarëve, mbulohet me ndonjë titull historie, kur burri ka goditur për vdekje ndonjë grua, ushqehet mbi ndonjë konçension, e mbështillet me ndonjë mamuth krimi.

Avniu s’ka bërë shkollë, s’ka diplomë, s’ka master. Ai ka vetëm “doktoraturën e mbijetesës dinjitoze”. Rrjedhshmëria e mendimeve të tij të bën menjëherë përshtypje, sapo nis bisedën me të. Në intervistën që Turjan Hyska zhvilloi me të, ai tha se pse mendon se gjendja e Shqipërisë është keq:

 
“Bujqesi s’ka, që është baza e shoqërisë për punë e ushqim, industri s’ka, është shtojcë në ekonomi për punësim dhe ngritjen ekonomike, ushtri nuk ka, për mbrojtjen e vendit, drejtesi s’ka, sepse tek ne vjedh prokurori, gjykatësi, hetuesi. Në vend që ta burgosi kriminelin, ai i jep dorën, s’kam prova thotë, merr pare, kjo është vjedhje. Pse nuk zbatohet Vetingu në Shqipëri? Sepse tek ne vjedhin deputetë, vjedh parlamenti, vjedhin kryetarët e partive, e çfare pret ti?”

Mendime që nuk i shkojnë për shtat një endacaku. Mendime që të gjithë e dimë, që i mungojnë parlamentit shqiptar. Janë mendime që na kalojnë të gjithëve në mendje, por nuk i themi dot, se na heqin nga puna, na shkarkojnë prindrit nga detyra, apo na largojnë nga forumet. Kurse Avniu i thotë që çke me të. i thotë se ka “forcën” e lirisë, paçka se liria e tij është një katandisje anormale. Por siç mendon e flet Avniu, duhet të kishte emrin në 10-shen e parë të listës për deputetë të çdo partie, nisur nga elokuenca e forca e argumentit. Ai shprehet më kthjellët se shumë deputetë që mbajnë karrigen kot në Kuvend, sepse nuk dinë as të lexojnë një fjalim pa letër, e jo të mendojnë siç mendon e flet Avniu.

Avniu nuk do të largohet nga Shqipëria, edhe pse ajo nuk i ka dhënë asnjë gjë. 

“Do luftoja për Shqipërinë. S’e ka fajin Shqipëria si truall që unë jam kështu, unë mbroj këtë tokë, jo partinë palitike”
Edhe pse mban shumë vite me vuajtje mbi supe, ai flet per ngjarje të caktuara që kanë ndodhur në vend.
“Erdhi një çift nga Cekia, ai i vrau. Prit pra se është gjynah, ai erdhi, zgjodhi klimën më të bukur, ai i vrau. Donte t’i merrte makinen, pse do t’ia marrësh makinën, ti puno dhe merre makinën. Por prap ambasadorja e Cekisë e ngriti prestigjin, tha që nuk janë të gjithë shqiptarët kështu.
Kur Turi e pyeti nëse e ka menduar ndonjëherë vetërasjen Avniu përgjigjet: “Kurrë, do i përshtatem jetës ashtu siç ma ka dhënë natyra. Cdo gjë që të bën njeriu unë do them: Të kem vullnet të hekurt që jeta është mbi gjithçka, jeta dhe liria është mbi gjithëçka. Unë i lire jam, në burg s’më ka futur njeri, jetën e kam, copa copa, hajt mo. Vetëvrasësi është bandit, vret veten e vet, nuk është i kësaj shoqerie”

Ky është Avniu, endacaku filozof… filozofi pa shtëpi, pa familje, pa mbiemër, pa moshë, pa kohë. Ai është aty, brenda ngjarjeve, jashtë shoqërie, por është aty. E që nga dita kur e takova, që nga dita që bashkë me Turin (Hyskën) biseduam, ai është një njeri krejt normal, krejt racional, krejt pozitiv. Nënat tona e nënat e reja, nuk do të trembin më fëmijët me Avniun. Ai nuk është më Gogoli me thes. Ai është thjesht Avniu i gazetave, njeriu me arsyetim të sinqertë rruge, njeriu vëzhgues që ka zemër, zemër që shpesh mërzitet nga ato që ndodhin në Shqipëri…

Jo për ato që i ndodhin atij vetë. E brenda të gjithë kësaj që ju shkruaj, nuk e shihni sa dinjitet ka? Fundja, për çfarë luftojmë e përpiqemi gjithë jetën? Për dinjitet… Avniu këtë e ka me tepricë, edhe pse e fsheh tek palltoja e gjetur, apo tek këpucët e falura./ Osman Stafa Gazetar Vizion Plus

Etiketa: Osman Stafapersonazh


Ju sugjerojmë

Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…

3 Korrik, 2025 12:58 pm
“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën
Aktualitet

“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën

3 Korrik, 2025 12:56 pm
Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare
Aktualitet

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

3 Korrik, 2025 12:48 pm
“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!
Aktualitet

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!

3 Korrik, 2025 12:41 pm
Ngjarja në Tiranë/Publikohet videoja, i riu ndiqet nga Policia dhe më pas arrestohet
Kronikë

Ngjarja në Tiranë/Publikohet videoja, i riu ndiqet nga Policia dhe më pas arrestohet

3 Korrik, 2025 12:40 pm
Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…
Politikë

Kryemadhi për Blushin:E largoi Metën nga shtëpia,nëse do fustanin dhe takat e mia…

3 Korrik, 2025 12:23 pm
Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha
Kryesore

Rama mbyll takimet në Vlorë, në dalje nuk shoqërohet nga kryebashkiaku Dredha

3 Korrik, 2025 12:11 pm
Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke
Aktualitet

Korrupsion, ryshfet në kufirin greko-shqiptar/Pranga 13 punonjësve të doganës greke

3 Korrik, 2025 11:57 am
Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar
Sport

Ndarja nga jeta e Diogo Jotës, reagon Liverpool: Jemi të shkatërruar

3 Korrik, 2025 11:56 am
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

3 Korrik, 2025 11:53 am
Para
Robotët e seksit mund të vendosin në rrezik industrinë pornografike

Robotët e seksit mund të vendosin në rrezik industrinë pornografike

Gomone drejt Italisë, trafikantët hedhin drogën në det

Gomone drejt Italisë, trafikantët hedhin drogën në det

Ervin Bejleri e pranon: Altin Basha është arsyeja e largimit tim nga “Portokalli”

Ervin Bejleri e pranon: Altin Basha është arsyeja e largimit tim nga “Portokalli”
















TE FUNDIT

Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…

Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…
3 Korrik, 2025

Policia Rrugore kryen kontrolle intensive në të gjitha akset e kryeqytetit gjatë 72 orëve. Si rezultat i kontrolleve rezultoi që...

Lexo më shumë

“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën

“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën
3 Korrik, 2025

Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se maxhoranca distancohet me forcë nga ajo lloj kulture, referuar...

Lexo më shumë

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare
3 Korrik, 2025

Pas aksionit të Prokurorisë së Fierit nëpërmjet të cilit u arrestuan 9 persona dhe 5 të tjerë janë në kërkim,...

Lexo më shumë

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!
3 Korrik, 2025

Ka vijuar sërish me debate seanca plenare në Kuvend ndërmjet Flamur Nokës edhe kryetares së Kuvendit  Elisa Spiropali. Ndërsa demokrati...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com