E ardhmja e Lionel Messi nuk është vendosur ende. Ndonëse ka një marrëveshje paraprake me Barcelonën për një rinovim rekord, në fakt firmat mbi kontratë ende nuk janë hedhur. Dhe as që do të hidhen sëshpejti, të paktën sikurse raportojnë mediat spanjolle. Më datë 5 korrik të këtij viti, klubi katalanas komunikoi marrëveshjen e arritur me skadencë vitin 2021, mes klubit dhe “Pleshtit”, por kur kanë kaluar tre muaj nga ajo ditë, gjithçka vazhdon të heshtë. Sipas medias spanjolle “AS”, motivet e heshtjes së tejzgjatur të Leo Messi duhen kërkuar në fushatën zhgënjyese të blerjeve nga klubi blaugrana, pas shitjes së Neymar te PSG, që ende djeg shumë. Tashmë Messi është i përqëndruar vetëm te kualifikimi për në Botëror me Argjentinën e tij dhe nuk dëshiron shpërqëndrime të tjera.
Por, ka nga ata që mendojnë se pas heshtjes dhe tërheqjes së tij qëndron Manchester City i Pep Guardiola, që po punon në hije për të bindur argjentinasin që të largohet nga Spanja. Anglezët janë gati që të investojnë një shifër monstruoze prej 400 milionë euro, ekuvalente me dyfishin e vlerës së transferimit të Neymar nga Barcelona te PSG. Të gjitha dhe gjithçka për futbollistin argjentinas, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershor. Tratativa nuk ka nisur ende zyrtarisht, por duke parë precedentin e Neymar, gjithçka është e mundur, madje edhe që Leo Messi të largohet nga Barcelona e tij e