Kombëtarja italiane ka mbërritur në Shqipëri. Ashtu siç ishte parashikuar “axurrët” janë ulur në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 17:30 nga ku direkt janë nisur drejt Shkodrës, raporton gazetari Jeton Selimi për “BalkanWeb”.
Sot trajneri Xhanpiero Ventura do të mbajë një konferencë shtypi së bashku me një nga futbollistët në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”. Ndryshe nga se ç’ndodh gjithmonë, “axurrët” do të zbresin në tapetin e gjelbër vetëm për të eksploruar fushën, por nuk do të kryejnë asnjë seancë stërvitore. Ndeshja zhvillohet të hënën në orën 20:45 në “Loro Boriçi” dhe është sfida e dytë zyrtare mes dy kombëtareve. Në këtë sfidë do të japë lamtumirën ish-kapiteni Lorik Cana.