Italia u kualifikua për në play off të Botërorit pas fitores së Belgjikës me Bosnje – Hercegovinën. Rivalja i Shqipërisë në grupin G do të jetë një nga 8 skuadrat europiane që do të diskutojnë kualifikimin për në finale si të dytat në grupet përkatëse. Italia siguroi këtë vend pas fitores 3 – 0 të Spanjës ndaj Shqipërisë dhe barazimit të saj me Maqedoninë. Por azurrët nuk e kishin të sigurt vendin në play off deri sa përfundoi takimi i Sarejavës, ku Belgjika fitoi 4 – 3.
Italia kërkon kualifikimin për të 14 herë në finalet e Kupës së Botës, por atmosfera në skuadër nuk është fare e mirë. Mediat italiane raportojnë se trajneri Gianpiero Ventura është në qendër të sulmeve nga futbollistët me më shumë eksperiencë. Shkak është rreshtimi i skuadrës, që sipas zërave në dhomat e zhveshjes, nuk është produktiv i një futbolli bindës, për një skuadër 4 herë kampione bote.
Pas ndeshjes me Maqedoninë, Buffon dhe lojtarë të tjerë janë mbledhur pa stafin teknik, duke analizuar ndeshjen dhe marrë përgjegjësitë. Ky takim e ka ulur disi pushtetin e trajnerit përballë lojtarëve
Italia do të kërkojë patjetër fitoren ndaj Shqipërisë në Shkodër, për të qënë e sigurt që do të arrijë vazon e skuadrave të mëdha në mënyrë që në play off të shortohet si skuadër favorite.
Mendohet se Italia do të rreshtohet me modulin 4 – 2 – 4. Ventura do të ketë me dyshime deri pak orë para ndeshjes pasi fitorja ndaj Shqipërisë do të largonte kritikat ndaj tij.
Tv Klan