Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri – Itali/ Policia blindon Shkodrën, ja masat që do të merren

2017/10/08 at 1:11 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri – Itali/ Policia blindon Shkodrën, ja masat që do të merren

Ditën e nesërme me datë 9 tetor do të luhet ndeshja e fundit e Shqipërisë për eliminatoret e “Rusi 2018”, kundër Italisë. Një ndeshje kjo e cila zgjon interesin e tifozëve ndoshta më tepër se çdo neshje tjetër. Për këtë arsye, policia e shtetit ka njoftuar marrjen e disa masave të rrepta të cilat do të sigurojnë mbarvajten e ndeshjes dhe sigurisë.

Njoftimi i policisë 

Policia e Shtetit ka hartuar një Plan Masash, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare si dhe interesimin e shumtë të tifozërisë vendase, kosovare e asaj italiane, për të qenë të pranishëm në stadium.

 Këto masa synojnë garantimin e rendit dhe qetësisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e autorëve të veprave të ndryshme penale dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kontrollin fizik të të gjithë personave që janë pajisur me biletë para hyrjes në stadium për moslejimin e futjes në stadium të sendeve dhe materialeve të ndryshme të paligjshme.

 Gjithashtu , mbikëqyrjen dhe drejtimin e trafikut rrugor në akset e qytetit të Shkodrës, Tiranë – Shkodër dhe kthim, eskortimin dhe sigurimin e Personaliteteve të Larta Shtetërore, të ekipit kombëtar të futbollit të Italisë dhe Shqipërisë, të stafit dhe tifozërisë përkatëse, marrjen e masave për sigurimin dhe mbikqyrjen e objekteve të përfaqësive diplomatike.

Masat antiterror:
 
Në kuadër të masave për parandalimin e akteve terroriste, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash me synim studimin, analizimin e të dhënave dhe informacioneve nga specialistët në Drejtorinë e Antiterrorit, për të bërë të mundur evidentimin e individëve ose grupeve ekstremiste të dhunshme dhe me tendenca të mprehta kriminale dhe terroriste, që mund të cenojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.
 
Për këtë, Policia e Shtetit, synon bashkëpunimin me SHISH, AISM dhe Gardën e Republikës, por dhe me Policitë e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
 
Policia e Shtetit synon edhe monitorimin e faqeve në rrjetet sociale dhe burimet e hapura për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit.
 
Në vëmendjen e Policisë së Shtetit është dhe kontrolli kufitar. Në pikat e kalimit kufitar në Morinë, Muriqan, Hani i Hotit, Qafë Thanë dhe Durrës, një specialist i Drejtorisë Antiterror do të vendoset për të verifikuar, intervistuar, dhe vlerësuar lejen ose të kalimit në territorin e RSH gjatë periudhës 6 deri 9 tetor 2017 të individëve me prirje radikalizmi ose ekstremizmi të vendosur në listë kontrolli “Njoftim në kufi”.

Tifozeria vendase dhe e huaj
 
Njoftohen tifozët dhe sportdashësit që kanë blerë bileta se portat për të hyrë në stadium do të hapen në orën 17:00 të datës 09.10.2017. Tifozët duhet të kenë me vete biletën edhe letërnjoftimin. Për të shmangur konfuzionin në portat e hyrjes për në stadium , Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen për në stadium.
 
Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara etj.
 
Gjithashtu do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do bëjë me dije oraret dhe rrugët që do kufizohen apo do bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe të masave të tjera të sigurisë.
 
Drejtoria e Policisē Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore do vendosë në akset rrugore Morinë – Shkodër e Tiranë – Shkodër, radarë për matjen e shpejtësisë dhe do përdorë dragerat për pijet alkoolike.
 
Nga shërbimet e policisë nuk do lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi “ILLYRIA ELITE”, të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më datë 24.03.2017.
 
Nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1200 tifozë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri.
 
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tifozëve për masat e shtuara, me qëllim shmangien e konfuzionit gjatë hyrjes për në stadium, mbarëvajtjen normale të aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Ju sugjerojmë

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne
Bota

Netanyahu: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

28 Korrik, 2025 6:11 pm
Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi
Bota

Tre persona humbin jetën në përpjekje për shuarjen e zjarreve në Turqi

28 Korrik, 2025 6:09 pm
Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Aktualitet

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës

28 Korrik, 2025 6:05 pm
Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, Kryeministri francez: Ditë e errët për Evropën

28 Korrik, 2025 6:03 pm
Guardiola paralajmëron tërheqjen nga trajnimi: Koha ime po vjen drejt fundit
Sport

Guardiola paralajmëron tërheqjen nga trajnimi: Koha ime po vjen drejt fundit

28 Korrik, 2025 6:00 pm
Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?
Bota

Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?

28 Korrik, 2025 5:37 pm
Para
Myslimani zbritet nga avioni për një arsye të pabesueshme

Myslimani zbritet nga avioni për një arsye të pabesueshme

Serbët e veriut me shpresa te Rusia dhe Putini

Serbët e veriut me shpresa te Rusia dhe Putini

U arrestua me kokainë, 40 ditë burg për shpërndarësin e drogës

U arrestua me kokainë, 40 ditë burg për shpërndarësin e drogës

TE FUNDIT

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
28 Korrik, 2025

Kampionati Evropian i Femrave “UEFA Women’s EURO 2025” ka shënuar një tjetër pikë historike për futbollin e femrave, duke thyer rekordin...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
28 Korrik, 2025

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
28 Korrik, 2025

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri. Ndërkohë, një helikopter operon...

Lexo më shumë

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
28 Korrik, 2025

Me rritjen e çmimeve të udhëtimeve dhe mbipopullimin e destinacioneve kryesore, shumë turistë po kërkojnë përvoja të përballueshme ose të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com