Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fondi, Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe ai është Gentian Caka, i cili udhëtonte me një motor ‘Scooter’, kur për arsye ende të paqarta është marrë para nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ndihma e shpejtë por me gjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë 34-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.