Pas deklaratave të imamit Elvis Naçi për rëndësinë e marrëdhënieve në çift, ka nisur një debat nëse myslimanët shqiptarë janë apo jo të paragjykuar.
Referuar rezultatit të sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, mbi 60 për qind e votuesve mendojnë se myslimanët në vendin tonë janë të paragjykuar për shkak të besimit të tyre.
Ndërsa, 35 për qind e tyre kanë votuar se ata nuk janë të paragjykuar në shoqërinë shqiptare. Ndërkaq, pothuajse 3 për qind e tyre, nuk janë në dijeni të këtij fenomeni në shoqërinë shqiptare.
Studiuesi Redi Shehu theksoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se paragjykimi ndaj myslimanëve në vendin tonë nuk ka një bazë popullore, kjo për shkak edhe të trashëgimisë të identitetit, por janë elitat kulturore që edhe nëpërmjet mediave ndikojnë në rritjen e paragjykimit.
Ai tregoi se dentiteti mysliman i shqiptarëve vjen nga trashëgueshmëria historike dhe është pak nonsens të thuash që shqiptarët ngrihen me një paragjykim të madh kundër vetvetes, kjo nuk ka kuptim.
Por çfarë po ndodh?
Sipas tij, duke qenë se elitat kulturore që zotërojnë dhe mjetet e komunikimit masiv, ku përmes ndërtimit të skemës së paramenduar, të paragjykimit në lidhje me myslimanët, domosdo që ndikojnë më pas në pjesën më të madhe të shoqërisë.