Me kërkesën për t’u shkëputur nga Spanja, Katalonja ka hapur disa skenarë të ndryshëm politik. Një rast i tillë sapo ka filluar të përdoret dhe me shumë gjasa do të jetë një nga argumentet kryesore në ditët në vazhdim. Kosova.
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se ngjarja më e rëndësishme dhe rëndësia që ka rasti i Katalonjës është për t’u ndarë njëherë e mirë, për të mos u përsëritur sërisht precedenti i Kosovës edhe në këtë rast.
Bregu theksoi se në këtë histori, përplaset e drejta për të mbajtur një referendum, dhunimi i Kushtetutës së një vendi dhe dhunimi i ligjit. Përsa kohë që ndarja dhe separatizmi është konsideruar anti-kushtetues dhe ekziston një vendim kushtetues, kjo histori është një ngjarje anti-ligjore.
Majlinda Bregu: Përplaset e drejta për të mbajtur një referendum, dhunimi i Kushtetutës së një vendi dhe dhunimi i ligjit. Përsakohë ndarja dhe separatizmi është konsideruar anti kushtetues dhe ka një vendim kushtetues, sigurisht që kjo do të quhet një ngjarje anti-ligjore.
Ngjarja më e rëndësishme dhe rëndësia që ka rasti i katalonjës është për të ndarë njëherë e mirë, për të mos përsëritur serisht precedentin e Kosovës edhe në këtë rast.
Një rast i tillë sapo ka filluar të përdoret dhe me shumë gjasa do të jetë një nga argumentat kryesorë për shkëputjen e katalonjës. Pavarësisht se Kosova është sugjeneris, për arsye se edhe Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ju kujtoj se në 2006 u larguan trupat spanjolle nga Kosova.
U larguan pasi shpallja e pavarësisë nuk u jepte atyre mundësinë për të vepruar. Pikërisht kjo do jetë një nga problemet kryesore në ditët në vazhdim.
Shiko videon: