Si t’i dhurosh puthje të mira partnerit apo partneres suaj? Në fakt nuk ka ndonjë formulë sesi të bëheni një “puthës i zoti”, por disa këshilla ne mund t’ua japim. Që ju të impresiononi personin me të cilin jeni në çift, keni parasysh këto gjëra:
1-Qëndroni gjithmonë i pastër
Higjena e gojës është shumë e rëndësishme. Mbani gjithmonë me vete një çamçakëz, ose një aromatizues për gojën, në mënyrë që partneri/partnerja juaj të ndjejë pastërti tek ju.
2-Zgjidhni momentin e duhur për t’i dhuruar puthjen
Ju gjithmonë duhet të tregoheni vigjilent dhe shikoni shenjat që po ju jep ajo. Nëse jeni në takimin e parë, dhe ajo po ju jep shenja me trup që dëshiron ta puthni, atëherë veproni. Por nëse nuk shikoni asnjë reagim nga ana e saj, mos insistoni për ta puthur menjëherë. Gjithsesi kujdes, pasi nëse e merrni shumë shtruar, ajo mund të mendojë se ju nuk jeni më të interesuar për të.
3-“Puno” me sytë
Përpara se të puthni dikë, bëni mirë që të keni shikime të vazhdueshme në sy, pasi kështu do e nxisni atë të afrohet drejt jush. Këshillohet që gjatë puthjes sytë të mbahen mbyllur, pasi një puthje me sy hapur nuk ngjan shumë romantike.
4-Merr kohën tënde
Puthja është një punë në “grup”. Mos u tregoni asnjehërë dominues ndaj partnerit apo partneres. Mundohuni t’i përshtateni mënyrës së puthjes së asaj, por ndërkohë edhe ju mund t’i mësoni stilin tuaj.
5-Kujdes me gjuhën tuaj
Përdorimi i madh i gjuhës ndonjëhërë mund të jetë i tmerrshëm. Mos harroni, kjo është një puthje, jo një larje e fytyrës. Askujt nuk i pëlqen të jetë sulmuar nga një gjuhë, ose të “mbyten” nga gjuha e dikujt. Por një gjuhë e përdorur mirë mund të bëjë një puthje magjike.
6-Bëhuni spontan
T’i vjedhësh dikujt një puthje ndonjëherë është më bukur se kur të dy e presin. Dhurojini dikujt një puthje pak me “dhunë”.