Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesfushori i Flamurtarit humb ndjenjat, çfarë ndodhi?

2017/10/01 at 1:13 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesfushori i Flamurtarit humb ndjenjat, çfarë ndodhi?

Ankth në fushën e lojës. Minuta e 20-të gati sa nuk u kthye në fatale. Aleksi i Luftëtarit ka dëmtuar rëndë në mjekër Useinin, i cili ra në fushë pa ndjenja, duke i kaluar gjuha poshtë. Menjëherë kanë ndërhyrë mjeku Ardian Lluka, si dhe ndihmësi i tij, Olti Isaraj. Ata kanë bërë në një kohë rekord nxjerrjen e gjuhës së lojtarit.

Tronditja ishte e madhe, ndërsa falë ndërhyrjes me profesionalizëm të mjekut Lluka rasti u zgjidh me sukses. Vetëm pas dy minutave, Useini u përmend dhe u bë gati për të hyrë në fushën e lojës. Por nuk u ndje mirë dhe pati marrje mendsh. Në këto kushte mjeku Lluka e ka shoqëruar Useinin në spital, ku ka qepur mjekrën dhe ka qëndruar për një orë në vëzhgimin e mjekëve. “Rasti i Useinit ishte i rëndë në fushë.

Lojtari pati një kalim të gjuhës poshtë. Ishte një tronditje e madhe, por ne ndërhymë në kohë. Lojtari ishte pa koshiencë. Pasi u bë mirë, e shoqëruam në spital ku edhe qepi mjekrën. Pavarësisht qepjes, dua të them se ishte një tronditje e madhe. Tani lojtari është në gjendje të mirë”, u shpreh mjeku i Flamurtarit, Ardian Lluka.

– Tabela elektronike ishte montuar dje në stadium, por nuk ishte në funksion. Ajo ishte ngritur mbi një tjetër bazament të ri. – Tifozët e Flamurtarit kanë shprehur dje pakënaqësinë e tyre ndaj lojës së ekipit, duke hedhur edhe batuta. Në veçanti pakënaqësinë e kanë pasur në drejtim të sulmuesit Danilo Alvesh. “Ky Alvesh qenka bloz fare. Tani duhet t’i flasim ‘Plaku Mere’”, janë shprehur tifozët.

– Administratori Sinan Idrizi ka debatuar ashpër dje me një tifoz në pushim të pjesës së parë. Tifozi ka hedhur disa fjalë kritike ndaj ekipit në momentin që Idrizi po i drejtohej lokalit për të pirë kafe. Idrizi nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka kërkuar që tifozi të dalë nga stadiumi. Më pas gjërat janë qetësuar.

– Dejvi Bregu është duartrokitur nga tifozët vlonjatë në momentin e ndërrimit dhe daljes nga fusha. Edhe vetë lojtari është drejtuar nga tifozët dhe i ka përshëndetur po me duartrokitje. Po ashtu ra në sy edhe përqafimi i përzemërt që trajneri Fernandez i bëri Bregut.

– Mbrojtësi i Luftëtarit, Oltion Rapa, festoi dje ditëlindjen në fushë. Ai ishte një ndër më të mirët për gjirokastritët./Panoramasport

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Emri/ Kush është avokati që u arrestua në Tiranë: Mori lekët e viktimës

Emri/ Kush është avokati që u arrestua në Tiranë: Mori lekët e viktimës

Pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët

Pse princi William dhe Kate Middleton ulen në gjunjë kur flasin me fëmijët

Eni Koçi: Lahem vetëm të dielave

Eni Koçi: Lahem vetëm të dielave

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com