Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas mbylljes së sinjalit nga TVSH për televizionet private për seancën e sotme parlamentare.
“Jemi në rrugën e asfiksimit e mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë ku sa të jetë e mundur më shumë duhet që në sy të qytetarëve të mos hyjnë diskutimet. Ka bërë gjithçka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet, ku fjala nuk shpërndahet. Atentati më i madh është errësimi i sinjalit, errësimi i fjalës për media shumë të rëndësishme, dritare të qytetarëve.
Për këtë qeveri jemi kthyer si në vitin ’97, ku kishim vetëm TVSH-në, atëherë kemi pasur 26 majin, patëm 25 qershorin, tani erdhi koha e një media të vetme. Kapja e tij etj etj janë komente të tepërta. Erdhi dita t’u mbyllë gojën mediave të kazanit. Fundi i fjalës së lirë në Shqipëri, opinioni publik duhet të përgatitet për një qëndrim të ri. TVSH kontrollohet nga shkollëpaku Edi Rama”, deklaroi Vasili.
I përballur me qëndrimet e PD dhe LSI në seancën e kësaj të enjteje, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka sqaruar se, rregullorja e detyron RTSH të transmetojë disa seanca të plota.
“Nëse pastaj ka mosmarrëveshje mes TVSH-së dhe mediave private, kjo zgjidhet në rrugë të tjera”, ka thënë Ruçi.