Mbreti i Arabisë Sauditë ka nxjerrë një dekret që lejon gratë të ngasin makinat, sipas “Independent”.
Urdhi është lëshuar nga mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, i cili me këtë dekret përmbysi një politikë të gjatë shtypëse, pasi Arabia Saudite ishte vendi i vetëm në botë ku femrat nuk lejohen të ngasin makinat.
Kjo ngjarje historike për Arabinë është njoftuar në mediat vendase dhe gjithashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që mandatonte krijimin e një organi ministror për të dhënë këshilla mbi praktikat e dekretit brenda 30 ditëve dhe zbatimin e plotë të rendit deri në qershor 2018.