Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Edi Rama po saboton Vetingun

2017/09/26 at 3:33 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi për herë të dytë mandatin si kryetar i PD-së, ja fjalët e para të Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar të martën Kryeministrin Edi Rama se po saboton procesin më të rëndësishëm në reformimit të drejtësisë, atë të Vettingut.


“Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë zbatimin e Vettingut. Me urdhrin e Edi Ramës mazhoranca ka shkurtuar në komision parlamentar me pothuajse 40 përqind, kërkesat e komisioneve të Vettingut. Edhe sot e dëgjuam Edi Ramën duke e justifikuar këtë si një hap për të mbrojtur paratë e taksapaguesve, por është i njëjti Edi Ramë që e ka zgjidhur qesen dhe paguan më shumë personel në Kryeministri, se paguan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tha Basha për gazetarët.

Ai akuzoi Ramën se po shpenzon shuma të mëdha parash për ata që ai i quajti “sharës me pagesë”.

“Gjysmën i ka sharës me pagesë të opozitës, të mediave, të çdokujt që del kundër praktikave të korruptuara apo vendimeve të qeverisë së tij. Para për sharës me pagesa ka plot. Qindra mijëra euro, miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë hidhen për të paguar njerëz që nuk u sjellin asnjë shërbim qytetarëve, ndërsa për procesin më të rëndësishëm që është procesi i reformimit të drejtësisë nuk gjen para për të mbështetur me këshilltarë programet e Vettingut.”

Basha këtë e quajti “një hap djallëzor, sabotim të Reformës në Drejtësi”.

Kryedemokrati akuzoi Ramën se me fjalë ka qenë kampion i Vettingut, ndërsa me fakte ka qenë mbrojtës i bandave. Ai i bëri thirrje të zgjedhë njërën syresh.

“Me fjalë Edi Rama ka dalë si kampion i Vettingut, me fakte del kundër Vettingut, po saboton që në hapin e parë Vettingun dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë: Edi Rama duhet të ndajë mendjen, nuk mund të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë. Nuk mund të jetë edhe mbrojtësi dhe përfituesi i Bandës së Elbasanit, të bandave të Durrësit, të Vlorës, të Shkodrës e të Lezhës, e në krahun tjetër të nda dalë si kampion i drejtësisë. Të dyja nuk rrinë në një vend.”

Ashtu si në komisonin e ligjeve edhe në seancë plenare demokratët do të kërkojnë që të plotësohet kërkesa e sjellë nga tre organet e Vettingut, ndërsa grupi parlamentar i PD do të propozojnë edhe disa amendamente. Lidhur me reformën zgjedhore Basha thotë se një tryezë e përbashkët mund të vijë vetëm pasi kryeministri të ketë pranuar shitblerjen e votave të 25 qershorit.

“Unë jam ulur dhe me siguri do të ulem edhe me pasardhësin e Edi Ramës. Nëse zgjedh siç ka zgjedhur deri më sot, të mbyllë sytë para faktit që ka një mazhorancë fiktive dhe nuk ka dalë nga vota e ndershme e shqiptarëve atëherë kursi tjetër është kursi i përballjes.”

Krahas aksionit parlamentar demokratët kanë nisur edhe procesin e ristrukturimit të partisë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Kreu i demokratëve tha se faza e parë e këtij procesi do të nisë me konsultimin e anëtarësisë për të vijuar më pas me ndryshimet statutore dhe zgjedhjet e forumeve të reja drejtuese.



Ju sugjerojmë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Kronikë

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

25 Maj, 2025 1:07 pm
Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
Sport

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

25 Maj, 2025 12:59 pm
A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
Bota

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

25 Maj, 2025 12:58 pm
Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
Rajoni

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

25 Maj, 2025 12:52 pm
Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH
Bota

Pandemitë/ Shqipëria përkrah 124 shteteve që miratuan marrëveshjen e OBSH

25 Maj, 2025 12:40 pm
Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…
Rajoni

Greqi/ Rrëmbimi i djalit të biznesmenit, si u kapën Ivan Greko dhe tre…

25 Maj, 2025 12:18 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

25 Maj, 2025 12:11 pm
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet
Kronikë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet

25 Maj, 2025 11:53 am
Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta
Bota

Vala e re e azilantëve, BE planifikon forcimin e vendeve të treta të sigurta

25 Maj, 2025 11:47 am
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të
Rajoni

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

25 Maj, 2025 11:42 am
Para
Cristiano Ronaldo e konfirmon: Jam i lumtur, do bëhem serish baba

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të bëhen prindër të një vajze

Vasili: Rama shkriu ministrinë ku investoi mbi 100 milionë euro

Vasili: Edi Rama është i paditur dhe e urren Vetingun

Hera e parë e princit Harry me Melania Trump

Takoi Zonjën e Parë të Amerikës, gjesti i princit Harry hap debat të madh
















TE FUNDIT

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person

Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
25 Maj, 2025

Mbi tre mijë fidanë dhe bimë kanabis janë zbuluar në Malin e Rrencit nga Policia e Lezhës. Gjatë ndërhyrjes nga...

Lexo më shumë

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme

Zyrtare, Real Madrid emëron Xabi Alonson si trajner për 3 sezonet e ardhshme
25 Maj, 2025

Real Madrid ka emëruar zyrtarisht Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri. “Real Madrid CF njofton se Xabi Alonso...

Lexo më shumë

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?
25 Maj, 2025

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar,...

Lexo më shumë

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Mali i Zi/ Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër
25 Maj, 2025

Qeveria e Malit të Zi është afër miratimit të shkurtimit të orarit të punës. Modeli, sipas kryeministrit të Malit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com