Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video ekskluzive/ Ja e vërteta e ngjarjes në Elbasan

2017/09/26 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video ekskluzive/ Ja e vërteta e ngjarjes në Elbasan

Pamjet e publikuara nga Opinion.al hedhin dritë mbi ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia është përpjekur të jetë diskrete për këtë ngjarje ku i sulmuar mbeti një zyrtar i saj, Opinion.al përmes këtyre pamjeve që transmetohen për herë të parë sjell ngjarjen ashtu siç ka ndodhur.

E gjithë skena zhvillohet përpara tregut agro-ushqimor në Elbasan, pronë e biznesmenit Petrit Çela. Siç shihet në pamje janë dy makina policie (njëra prej tyre e zv.drejtorit) që kontrollojnë një fuoristradë Range Rover, e drejtuar nga Kelmend Xhaferri dhe më pas kërkojnë shoqërimin në polici të mjetit.

Në momentin që nisen makinat e policisë për të çuar në komisariat makinën e dyshimtë, një mjet tjetër Audi A8 e blinduar vjen për të hyrë në tregun ushqimor. Siç shihet qartë në pamje, kjo makinë godet fort makinën e policisë. Prej aty del Gjergj Oshafi me pistoletë në dorë dhe efektivët e tjerë të policisë.

Audi A8 hyn me shpejtësi në tregun ushqimor. Pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të tregut është mbyllur brenda 23 sekondash nga roja i objektit, Valmir Dedja, tashmë i arrestuar. 

Oshafi dhe efektivë të tjerë janë drejtuar për të hyrë në treg, por kur porta është mbyllur kanë ikur mbrapsht në dukje të frikësuar. Drejtuesi i Audit A8 që kreu sulmin dhe akuzohet për tentative vrasje ndaj zyrtarit të policisë ende nuk është arrestuar.  Asnjë nga 12 efektivët e policisë që ndodhej në vendngjarje, jo vetëm nuk mundën ta ndalojnë, por as nuk e kanë identifikuar drejtuesin e Audit të blinduar që goditi makinën e zyrtarit të policisë.

Zv/drejtori i policisë, Altin Qato, i ftuar në emisionin “Opinion” duke komentuar këto pamje tha se policët qëlluan me armë në ajër në momentin që mjeti i tyre u godit nga makina e blinduar.

Qato konfirmoi gjithashtu se shkak i ndërhyrjes së policisë nuk ka qenë vetëm operacioni “Vjeshtë 2017”, por edhe një telefonatë e bërë në polici nga një person me emrin Sokol Ç i cili ka thënë: “Koli jam. Më ndihmo se në brendësi të tunelit më kanë dalë dy makina dhe më kanë bllokuar rrugën. Është një ‘Range Rover’ dhe një ‘Audi’ me ngjyrë të zezë. Jam i frikësuar”!

Kjo telefonatë është bërë në orën 16:20 dhe menjëherë i është përcjellë sallës operative dhe zv/drejtorit të Policisë. Burime nga organi i akuzës thanë dje, se nisur nga rrethanat e ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vene në ndjekje të këtyre dy automjeteve dhe më pas incidenti ka ndodhur pranë Tregut Ushqimor.

Në dëshminë e tij dhënë për grupin hetimor, zv/drejtori Oshafi ka thënë: “Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”.

Sakaq mbrëmjen e djeshme në zyrat e Opinion në Tv Klan kanë mbërritur oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë sekuestruar pamjet që u transmetuan në emision.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
“Sajmir Tahiri” dënohet me 6 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike

Maqedoni, Gjykata dënon me burg kryebashkiakun shqiptar

Meta: “Të gjithë në këmbë për të mbrojtur verdiktin e shqiptarëve”

Presidenti Ilir Meta, vizitë zyrtare në Gjermani

Studimi/ Çfarë vështrojnë meshkujt tek femrat gjatë seksit?

Si të mbani gjallë dëshirën për intimitet në çift

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com